Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

KUJDES: KUSHTET PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR TË STUDENTËVE

Kujtojmeë të gjithë studentët që do të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2013/2014, dhe që po ndjekin procedurën e para-regjistrimit, se për të marrë vizën e studimit duhet të dorëzojnë sigurim shendetesor pa asnje kufizim ose përjashtim nga tarifat e caktuara për shtrimin urgjent në spital, për të gjithë kohëzgjatjen e mbulimit.
Kujtojmë gjithashtu se, në rast se do të hasen vështirësi për pajisjen me këtë lloj sigurimi pranë agjencive shqiptare (shpesh sigurimet e bëra në Shqipëri përjashtojnë disa sëmundje), studentët mund t’i drejtohen Shoqërive italiane, që shpesh bëjnë të mundur pajisjen me sigurimin shëndetësor edhe jashtë shtetit. Ndër këto, theksojmë se Shoqëria  INA/Assitalia ka nënshkruar një Marrëveshje të veçantë me Ministrinë e Shëndetësisë italiane për sigurimin shëndetësor të studentëve të huaj në Itali (për informacion mbi policën e INA/Assitalia-s, mund të telefonini në numrin 0039 06 3611676; për informacion mbi policat e shoqërive të tjera mund të konsultoni adresat përkatëse të internetit).