Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dhënia e çmimeve të Konkursit letrar “Të përshkosh Gadishullin” ditën e enjte, datë 6 shkurt 2014, në orën 15.00, pranë selisë së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Ndër nismat e shumta ndërkulturore të realizuara në kuadër të “Javës 13 të gjuhës italiane në botë”, Instituti Italian i Kulturës dhe Zyra e Shkollave pranë Ambasadës Italiane në Tiranë kanë promovuar Konkursin letrar “Të përshkosh Gadishullin”. Njerëz, takime, kujtime, përshtypje, imagjinata, peisazhe dhe arkitektura të një udhëtimi në Itali” drejtuar nxënësve të Seksioneve dy gjuhëshe italo – shqiptare të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës.


Një faktor i rëndësishëm në mësimdhënien e gjuhës italiane në seksionet dygjuhëshe është dhe kryerja e kësaj mësimdhënieje si nga mësuesit italianë të emëruar nga Ministria e Arsimit italiane e që shërbejnë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, ashtu dhe nga mësuesit shqiptarë të gjuhës italiane, të emëruar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.
Mësuesit bashkëpunojnë në mënyrë të vazhdueshme e bashkëndajnë në mënyrë sinergjike objektivat didaktike dhe arsimore.
Gjithashtu, Zyra e Shkollave e Ambasadës organizon në mënyrë periodike nisma arsimore në mbështetje të profesionalizmit të mësuesve shqiptarë.


Objektivi didaktik i nismës “Konkurs letrar” është promovimi i shkrimit ndër të rinjtë, qoftë ky dhe krijues; shkrim që paraqitet si një kërkim e tregimtari në formë ekspresive.


Konkursi, tejet i pëlqyer nga nxënësit, ka mbërritur tashmë në fazën përmbyllëse dhe komisioni vlerësues ka përzgjedhur tre punimet më të mira në seksionet e ndryshme.


Dhënia e çmimeve do të kryhet në Tiranë ditën e enjte, datë 6 shkurt 2014, në orën 15.00, pranë selisë së Institutit Italian të Kulturës.


Çmimet do të jepen nga Sh.T. Ambasadori i Italisë Massimo Gaiani në prani të Drejtoreshës së Institutit Italian të Kulturës, Fulvia Veneziani, të Drejtueses se Zyrës së Shkollave, Monica Gozzini Turelli, të mësuesve të gjuhës italiane në Tiranë, Rosanna Marotti, në Shkodër Germana Silingardi dhe në Korçë Bruna Bassi.


Do të jetë e pranishme dhe Tatjana Vuçani, eksperte dhe koordinuese e programit të arsimit para-universitar pranë Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe Sporteve si dhe Kryetarja e Shoqatës së Profesorëve shqiptarë të gjuhës italiane, APADI, Entela Maçka.