Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Zyrën e Kooperimit Shkollor të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe me Konsullatën e Nderit të Italisë në Gjirokastër, organizon nga data 24 deri më 29 mars projektin “Gjuha italiane nëpërmjet përallave”, kushtuar nxënësve të klasave të para të Programit Illiria të Vlorës të Gjirokastrës.
Ky projekt ka për qëllim përdorimin e metodës së tregimit të përallave dhe vjershave, përvojë e përbashkët për fëmijët e të gjitha kohërave dhe në të gjithë botën, si një përballje me njohjen dhe mësimin e gjuhës italiane.
Tregimi i historive është një instrument i rëndesishëm për nxënien e gjuhës italiane pasi arrin të kombinojë disa elementë: pamjet, dramaticitetin, të folurën, interesin dhe motivimin ndaj argumentit që trajtohet, prezantimin dhe përmbledhjen personale të tekstit. Për të lehtësuar nxënien përdoret si mjet teatri, dhe ne vecanti figurat e animuara, të drejtpërdrejta dhe përfshirëse. Ky instrument arrin të bashkojë përdorimin e trupit dhe të zërit, duke ulur tensionin e të recituarit të drejpërdrejtë. Në këtë mënyrë, vëmendja zhvendoset tek kukulla, që këtu shërben si ndërmejetës mes fëmijve dhe realitetit të jashtëm.
Përmes përdorimit të trupit (tjetër mjet shumë i rëndësishëm për mësimdhënien e drejtpërdrejtë) fëmijët do të nxiten për të qenë sa më krijues në përcaktimin e veprimeve që shoqërojnë vjershat dhe përrallat në gjuhën italiane. Pjesa e fundit do t’i kushtohet një shfaqjeje të hapur teatrale në të cilën do të jenë të ftuar edhe prindërit e fëmijve.
Falë përdorimit të instrumentit didaktik zbavitës, që e bën lojën një mjet të shkëlqyer në procesin e mësimdhnies – nxënies, ky projekt bëhet pjesë e nismave dhe ofertës kulturore të Ministrisë së Jashtme italiane për përhapjen e gjuhës dhe kultures italiane në shkollat shqiptare që bëjnë pjesë në Prokjektin Illiria.
Drejtuesi i laboratori “Gjuha italiane nëpërmjet përallave” është z. Antonio Errico, edukator i përkushtuar ndaj mësimdhënies, me përvojë në fushën e ndërtimit të figurave të animuara falë punës me profesionistë të këtij sektori (regjisorë, punonjës të teatrit të kukullave, aktore, ekspertë në ndërtimin e kukullave). Aftësitë në ndërtimin e strukturave teatrale janë të gërshetuara me vëmendjen që i kushtohet rrugëtimit të rritjes emocionale, ekspresivitetit dhe krijimtarisë së moshës së fëmijërisë dhe të adoloshencës.
Antonio Errico bashkëpunon me koperativa dhe organizzata sociale jo fitimprurese italiane, me të cilat realizon aktivizimin e laboratorëve teatralë dhe në të njëjtën kohë bashkëpunon me agjenci të ndryshme në Itali me aktivitete të drejtpërdrejta për fëmijët dhe familjet e tyre. Metoda e punes së tij bazohet në teknikat krijuese dhe të shprehjes, duke përdorur si instrument figurat e animuara.
Aktiviteti shtrihet nga kopshti tek shkollat fillore, deri në përfshirjen e shkollave të mesme, ndërsa në vitet e fundit janë përfshirë edhe mësuesit, edukatorët dhe prindërit. Projektet e tij shtjellojnë tema si: interkultura, emocionet, bota e përrallave, natyra dhe respektimi i Kartës së Tokës.
