Për herë të parë, të rinj të një shkolle në Bari marrin pjesë në një projekt shkëmbimi ndërkulturor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Studentët e gjimnazit “O. Flacco” të Bari-t do të nisen për në Shqipëri në datën 8 prill, për t’u takuar me studentët e gjimnazit “I. Qemali” në Tiranë.
Njohja mes të rinjve ka ndodhur në mënyrë virtuale, që nga janari i 2014, përmes rrjeteve sociale të krijuar posaçërisht nga Shoqata ITAL për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të këtij shkëmbimi ndërkulturor.
Në Tiranë, të rinjtë nga Bari do të zhvillojnë aktivitete shkollore pranë gjimnazit “I. Qemali” dhe do të thellojnë njohjen historiko-artistike të vendit të Shqiponjave, përmes vizitave në qendrat kryesore monumentale dhe arkeologjike, deri në rikthimin në Bari në datën 13 prill. Për t’u njohur me veprimtaritë e aktivitetit kliko këtu.