Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Edicioni i tretë i aktivitetit “Flaka e Dashurisë dhe Solidaritetit”.

Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, në kuadrin e Projektit IADSA i financuar  nga Koperacioni Italian për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Financave të Shqipërisë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin me titull “Flaka e Dashurisë dhe Solidaritetit”, tani në edicionin e saj të tretë.
Vitin e kaluar ka arritur në tetë qytete kryesore të Shqipërisë, këtë vit “ Flaka e Dashurisë dhe Solidaritetit” do të kapërcejë kufinjtë e vendit tonë për të shkuar drej Kosoves.
Kjo veprimtari, mbyll aktivitetet e organizuara nga organizata jonë për të përballuar emergjencën e mungesës së gjakut në stinën e verës, përgjigja nga ana e popullit shqiptar, ka qenë e mrekullueshme por ka akoma shumë për të bërë.
Ju presim për ndezjen e Pishtarit, së bashku me Ambasadorin Massimo GAIANI dhe Ministrin e Shëndetësise Z. Ilir BEQJA ditën e shtunë 18 tetor 2014 në orën 12.00 tek diga e Liqenit Artificial, dhe dhënien e cmimeve për një grup dhuruesish dhe mbështetësish të dhurimit vullnetar dhe pa kompensim të gjakut.