Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (Search and Rescue) i Aviacionit Ushtarak italian hedh në qiellin shqiptar një mision për shpëtimin e personelit. (E mërkurë 12 nëntor dhe e enjte 13 nëntor).
Aviacioni Ushtarak italian merr pjesë me avionët e tij gjuajtës interceptues Eurofighter në mbrojtjen kolektive të Aleancës Atlantike. Gjithashtu, ai jep kontributin e tij në shërbimin e Air Policing – vëzhgimit dhe mbrojtjes ajrore – në qiejt e Sllovenisë dhe të Shqipërisë.
Për këtë qëllim, Aviacioni Ushtarak italian, në bashkërendim me autoritetet e aviacionit të Republikës së Shqipërisë, do të drejtojë një stërvitje që ka si qëllim të verifikojë efikasitetin e procedurave të miratuara nga të dyja Shtetet për kërkim-shpëtimin e personelit ushtarak në rast të hedhjes së detyruar nga avioni gjatë misionit të Air Policing në qiellin shqiptar.
Stërvitja e quajtur “TANGO SAR”, e cila është organizuar në bashkëpunim me Forcën Ajrore shqiptare, do të drejtohet nga Komanda e Operacioneve Ajrore (COA) në Poggio Renatico (në Ferrara, Itali). Një helikopter tip HH-139 i qendrës së 84-t CSAR në Gioa del Colle (Bari), do të marrë nga Rescue Cordination Center (RCC) të COA-s urdhrin për t’u ngritur dhe për të shpëtuar një pilot në territorin shqiptar, për të cilin do të simulohet hedhja nga një avion gjuajtës Eurofighter si pasojë e një avarie teknike.