Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Paolo Gentiloni, drejton në Bruksel Konferencën e paraqitjes së Strategjisë së BE-së per Rajonin a Adriatikut dhe Jonit, miratuar nga Këshilli Evropian më 23-24 tetor 2014. Në përfundim të rrugëtimit të nisur në vitin 2012, adoptimi i Strategjisë përbën një nga rezultatet me domethënëse të arritura gjatë Gjashtëmujorit të Presidencës italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Lehtësimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit perëndimor
Vlerë specifike e shtuar e Strategjisë është pjesëmarrja dhe puna e përbashkët e 4 Vendeve të BE-së (Itali, Slloveni, Greqi, Kroaci) dhe 4 Vendeve jashtë BE-së (Shqipëri, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal i Zi) të rajonit, edhe një kuadrin e stimulimit dhe lehtësimit të procesit të intergrimit evropian të Ballkanit perëndimor.
Strategjia do jetë një platformë novatore për t’i bërë më të efektshme ndërhyrjet komunitare dhe kombëtare, duke racionalizuar burimet dhe politikat sektoriale në një kontekst ku format e bashkëpunimit rajonal janë të shumta. Veprimi përqëndrohet në përparësi strategjike të përbashkëta mes Vendeve të përfshira: ndërlidhja infrastukturore dhe energjitike, peshkimi dhe blue economy, ambienti, oferta turistike dhe kulturore, studime, risi dhe capacity building.
“Të grumbullohen aktorët kryesorë”
Aktiviteti organizohet nga Presidenza italiane e Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, me Nismën Adriatiko-Joniane (kryesia e së cilës mbahet aktualisht nga Bosnje-Hercegovina) dhe me Rajonin Marche (në cilësinë e Kryesisë së Ndërgrupit adriatiko-jonian të Komitetit të Rajoneve të Evropës). Qëllimi është të “grumbullohen”aktorët kryesorë të përfshirë në zbatimin e metejshëm të Strategjisë.
Në qendër të Konferencës do të jetë debati mes përgjegjësve të politikës së jashtme të tetë Vendeve pjesëmarrës në Strategji mbi sfidat dhe mundësitë që sjell ky mjet bashkëpunimi që po paraqitet.
______________________________________________________________________________________________________________
Lajme dhe Njoftime – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar
http://www.esteri.it/MAE/IT/Sala_Stampa/ArchivioNotizie/Approfondimenti/2014/11/20141117_StrategiaUeRegioneAdriaticoIonica.htm