Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Çmimi Ndërkombëtar “Gruaja e Vitit”

Kryesia e Këshillit rajonal të Krahinës Valle d’Aosta ka shpallur edicionin e 17-të të Çmimit Ndërkombëtar “Gruaja e Vitit” me qëllim vlerësimin e rolit të gruas në shoqëri, në kulturë, në botën e punës dhe të politikës. Ky çmimi është vlerësuar gjithmonë me Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane dhe ka pasur mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Shanseve të Barabarta.
Fitueses së çmimit ndërkombëtar “Gruaja e Vitit” do t’i jepet një shumë prej 30.000 eurosh; një çmim i dytë per “Popullaritetin” me vlerë 20.000 euro do t’i jepet kadidates finaliste që do të marrë më shumë vota nga publiku i internetit ndërsa finalistes së tretë do t’i jepen 10.000 euro.
Kandidaturat duhet të paraqiten brenda datës 29 janar 2015. Skeda e kandidimit dhe rregullorja e plotë mund të shkarkohen në adresën e mëposhtme: http://www.consiglio.vda.it/donna_dell_anno/default_i.asp