Në datën 14 tetor 2015 u mbajt në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, Konferenca e Hapjes së Thirrjes së Katërt të Programit të Konvertimit të Borxhit (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement) e cila ju drejtohet kryesisht 61 bashkive të reja shqiptare për finacimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim dhe integrim të formuluara nga qeveria shqiptare si dhe me Programin Italo Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim. IADSA është pjesë e Programit Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe synon mbështetjen e nismave të zhvillimit social të propozuara nga institucionet publike shqiptare kompente.
Në Konferencë morën pjesë Ministri shqiptar i Financave Z. Shkëlqim Cani, Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë Shqiptare Z. Niko Peleshi. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori. Në Konferencë u prezantua Thirrja e Katërt e IADSA-s për autoritet shqiptare pjesmarrëse si dhe për partnerët e shumtë të pranishëm. Në pjesën e dytë të Konferencës pjesmarrësit ju drejtuan pyetje sqaruese të dy bashkë-drejtorëve të TSU-së, Znj. Mariarita Capirci dhe Z. Ismail Ademi. Konferenca është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve publike shqiptare të nivelit qendror. Konferenca ofroi një mundësi takimi midis autoriteteve publike shqiptare dhe partnerëve të mundshëm, OJF italiane dhe shqiptare, ente lokale italiane dhe organizma ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.
Në fjalën e tij Minstri Cani ju kujtoi të pranishmëve se janë të pranueshëm projektet të cilët që përfshijnë sektorët dhe fushat mëposhtëme parësorë: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, të mësuarit profesional dhe gjatë gjithë jetës (lifelong learning), shëndetësinë publike, përfshirjen sociale, gjenerimin e punësimit, zhvillimin e qëndrueshëm territorial dhe kohezionin social.
Ambasadori Gaiani në fjalën e tij theksoi veçanërisht se IADSA është një instrument financiar inovativ dhe se ka provuar efikasitetin e tij në mbështetje të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Në vetëm tre vjet nga fillimi i tij ka finacuar 31 projekte me një vlere totale prej 11.6 milionë Eurosh në përgjigje të tre thirrjeve të para.Zëvendëskryeministri theksoi faktin se Thirrja e Katërt synon kryesisht të kontribuojë reduktimin e pabarazive mes rajoneve në aspektin e zhvillimit social dhe njëkohësisht mbështetjen e 61 bashkive të reja të dala nga reforma e fundit territoriale.
Thirrja e Katërt dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga faqja download e IADSA-s (http://www.iadsa.info). Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 28 janar 2016 ora 12:00.
