Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Tiranë – Romë Vajtje e Ardhje

Data:

24/11/2020


Tiranë – Romë Vajtje e Ardhje

Tiranë – Romë Vajtje e Ardhje, një koncert për të festuar vitin 2020, njëqind vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë dhe njëqind e pesëdhjetë vjetorin e Romës kryeqytet i Italisë, që lind nga ideja e këngëtares shqiptare Marsela Cibukaj, e cila e ka ndërtuar jetën e saj personale e artistike pikërisht midis Romës e Tiranës.

Një mbëmje e cila i dedikohet kulturës, historisë, traditës së Tiranës e Romës. Një udhëtim nëpërmjet muzikës, kinemasë dhe teatrit që kujton mjeshtrat e mëdhenj të cilët kanë bërë historinë e trashëgimisë kulturore në 100 dhe 150 vitet e dy kryeqyteteve.

Koncerti zhvillohet sot, datë, 24 nëntor, në orën 18.00, në Sallën e Koncerteve të Liceut Artistik "Jordan Misja" në Tiranë.

Të ftuar këtë mbrëmje, kori i Liceut Artistik Tiranë, kuarteti “Gabriel” si edhe Big Cedars, grupi pop italian i përbërë nga vëllezërit Graziano, Lorenzo e Irene Cedroni, që prej disa vitesh promovon kulturën popullore të Romës prej vitit 1600 deri më sot në të gjithë Italinë.

Projekti i cili do të promovojë një binjakëzim artistik midis Tiranës e Romës është organizuar me mbështetjen e Ambasadës së Italisë dhe Bashkisë Tiranë.


1101