Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Konferenca Kombëtare “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim” (Trieste, 24 janar 2023)

Data:

23/01/2023


Konferenca Kombëtare “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim” (Trieste, 24 janar 2023)

Konferenca Kombëtare

“Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”

Objektiva, mjete dhe mundësi për “Sistema Italia”

 

Trieste – 24 janar 2023, ora 9:30

 

Ditën e martë, 24 janar 2023, prej orës 9.30 deri në orën 16.30 do të mbahet në Trieste, pranë Trieste Convention Center, Konferenca Kombëtare “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”.

Nisma synon të nxisë rolin e Italisë në Ballkanin Perëndimor, përparësi e politikës së jashtme e Qeverisë së re, dhe procesi i integrimit evropian të këtyre Vendeve.

Konferenca do të çelë punimet me fjalën e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, pas prezantimit nga Zëvendës Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Sandra Savino.

Punimet e Konferencës do të përshëndeten edhe nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, nga Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, nga Kryetari i Qarkut të Pavarur Friuli Venezia Giulia, Massimiliano Fedriga, dhe nga Kryetar i Bashkisë së Triestes, Roberto Dipiazza.

Punimet do të zhvillohen sipas këtij programi:

  • paneli I – Synimet e partneritetit Itali-Ballkani Perëndimor
  • paneli II – mjete dhe mundësi për “Sistema Paese”
  • paneli III – roli i sistemit prodhues italian
  • paneli IV – mjetet ndërkombëtare në mbështetje të rritjes ekonomike

Gjatë punimeve të Konferencës, kryetarët e bashkive Rodolfo Ziberna e Samo Turel do të paraqisin projektin “Go! 2025 Nova Gorica dhe Gorizia kryeqytet evropian i kulturës 2025”, kurorëzim i një rezultati historik bashkëpunimi kulturor ndërkufitar midis dy qyteteve si edhe një mundësi e madhe për të gjithë territorin.

Punimet e Konferencës do të mbyllen nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.

Në përfundim të aktivitetit ministri Antonio Tajani do të mbajë një konferencë për shtyppranë Sallës së Shtypit të Trieste Convention Center (TCC).

 


1334