Mbyllet me sukses ekspozita “4 Herë Kampionë” që u realizua ditën e hënë 9 tetor pranë Teatrit Migjeni në Shkodër. Ambasada e Italisë ne Tirane dhe Federata Italiane e Futbollit sollën për herë të parë në Shqipëri 4 kupat e botës që ka fituar Kombetarja italiane e futbollit gjatë historisë së saj të lavdishme sportive. Ekspozita “4 herë Kampionë”, u realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe qëndroi e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë.
Nisma, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, kishte synim të theksonte e të vlerësonte ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Ekspozita ishte e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombetare të futbollit, në linjë me filozofinë e FIGC se kupat i përkasin të gjithëve. Gjithesesi. Të pranishmit patën gjithashtu mundësinë të ofrojnë vullnetarisht një kontribut që do t’i kalojë një shoqate me aktivitet në rrethin e Shkodrës e që prej vitesh është e angazhuar në ndihmë të personave në nevojë.




