Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mision i Ministrit Alfano në Beograd dhe Tiranë

Më 13 dhe 14 mars, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, do të zhvillojë një mision në Ballkan, ku do të ndalet në Beograd dhe Tiranë, në kuadër të aktiviteteve përgatitore të Samitit të Ballkanit Perëndimor që Italia do të presë në Trieste më 12 korrik.

“Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është thelbësor për plotësimin e projektit evropian”, thekson Ministri Alfano: “Italia e mbështet me vendosmëri dhe koherencë edhe për shkak të interesit të drejtpërdrejtë në stabilitetin e rajonit fqinj dhe në promovimin e Sistemit itali”.

Në Tiranë, Ministri Alfano do të takohet me homologun e tij Ditmir Bushati për të vlerësuar gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe për një reflektim të përbashkët mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit, në funksion të samitit të Triestes.

Në vijim Alfano do të takohet me kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe Presidentin i Republikës, Bujar Nishani. Programi parashikon gjithashtu një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.