Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizitë në Tiranë e delegacionit të Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian pranë Senatit

Fillon sot, më 22 shkurt, në Tiranë vizita e delegacionit të Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian pranë Senatit të Republikës Italiane, kryesuar nga senatori Vannino Chiti, Kryetar i Komisionit. Delegacioni përfshin gjithashtu edhe senatorët Pietro Liuzzi dhe Giovanni Piccoli, si dhe Sekretarin e Komisionit, Giovanni Baiocchi.

Gjatë vizitës dyditore në kryeqytetin shqiptar, Senatorët do të takohen me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, nënkryetarin e Komisionit të Integrimit Evropian, Taulant Balla, dhe anëtarë të Grupit Parlamentar të miqësisë Itali-Shqipëri. Programi përfshin takime me Ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Zëvendës-ministren e Punëve të Jashtme Odeta Barbullushi. Delegacioni Senati italian do të takohet edhe me kreun e Partise Demokratike, Lulzim Basha dhe do të pritet nga Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të biznesit italian në Shqipëri.

Vizita konfirmon mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe synon të përmirësojë më tej bashkëpunimin politik dhe dialogun, edhe në nivel parlamentar, mes dy vendeve tona.

vannino parlamento