Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ECAPITAL CULTURE – ADRIATIC START UP SCHOOL

Sot në mjediset e Ambasadës Italiane në Tiranë u prezantua edicioni i parë i Ecapital Culture – Adriatic Start Up School, një shkollë e vërtetë biznesi pranë “La Mole Vanvitelliana” në Ancona, (21 Shtator – 11 Dhjetor 2015) që do përfshijë të rinjtë e 8 shteteve nga makro-rajoni Adriatiko-Ionian.

Fondazioni Marche, Dhoma e Tregtisë së Ankonës, Universiteti Politeknik i Marche, Qyteti i Ankonës, & Istao prezantuan: Thirrjen për IDE “ECAPITAL Culture Adriatic Start Up School” për krijimin e bizneseve të reja (Start Up) në fushën e kulturës në Makro-Rajonin Adriatiko-Ionian.


Grupi Intesa Sanpaolo ka sponsorizuar 40 bursat e studimit për ndjekjen e kursit të trajnimit që nis në Shkollën e Start Up, në Ankona, për të gjithë fituesit e kësaj “Thirrje për Ide”.  Kjo iniciativë u ofron pjesëmarrësve një eksperiencë edukimi me synim zhvillimin e Projekt Idesë së tyre të Biznesit në fushën e kulturës, me synim zhvillimin e trashëgimisë kulturore të zonës, duke e kthyer atë në një sipërmarrje. 


40 studentë: 15 italianë e 25 shtetas të 7 vendeve të tjera të rajonit Adriatiko-Ionian: Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Greqi, Mali i Zi, Serbi, Slloveni do të nisin nga Ideja e Sipërmarrjes, në Projektimin e saj dhe fitimin e njohurive për zbatimin sa më të suksesshëm të Plan Biznesit të tyre të ri. Ky kurs edukimi, në gjuhën angleze, do të jetë i një niveli të lartë, shoqëruar me shembuj të historive të suksesit të rasteve konkrete në Europë,me fokus në çështje & fusha si: Vendet Arkelogjike, Arkitektura, Evente, Ushqimi, Performancat Live, Teatër, Filma, Muze, Muzikë, Botime, Parqe Tematike, Arte Vizive.
Kohëzgjatja e Kursit: 3 muaj  (21 Shtator – 11 Dhjetor 2015)


Të pranishmit në konferencë: SHTZ. Massimo Gaiani – Ambasador i Italisë në Tiranë; Z. Silvio Pedrazzi – DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania; Mario Pesaresi – President i Komitetit Organizativ të Ecapital Culture, theksuan rëndësinë e bashkëpunimeve të këtij lloji, të cilat jo vetëm i hapin rrugën bizneseve të reja shqiptare, forcojnë kapacitetet e burimeve njerëzore në vendet e rajonit, dhe u japin një mundësi unike të rinjve me ide inovative biznesi, por janë edhe një shembull i përkryer i bashkëpunimit ndër-rajonal, në respektim të kulturave lokale të secilit vend, me synim zhvillimin e njëkohshëm të rajonit në fushën e trashëgimisë kulturore e turizmit.


Eshtë i mundur vetëm aplikimi online në website www.ecapital.it
Afati i fundit i aplikimeve është 20 Korrik 2015 në orën 12:00. 


Konferenca per shtyp


Start Up