Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantimi i Pavijonit te Shqiperise ne Ekspoziten Universale Expo Milano 2015

Ambasada e Italisë në Tiranë, së bashku me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit dhe Investimeve (AIDA), organizuan më 23 prill prane Rezidencës së Italisë një aktivitet për prezantimin e Ekspozitës Botërore të Milanos 2015 – nismë e rëndësishme që Italia do të mirëpresë në periudhën 1 maj – 31 tetor 2015 e ku do të marrin pjesë rreth 150 Vende nga e gjithë bota – si dhe Pavijonin e Shqipërisë, ku do të paraqiten përsosmëritë gastronomike të traditës shqiptare. 
Shqipëria është bërë pjesë e Expo Milano 2015 brenda Cluster-it Bio-Mediterraneum. Ekspozita Botërore në Milano, përuruar më datë 1 maj 2015, do të fokusohet në temën “Të ushejmë Planetin. Energji për Jetën”, pra në sfidën e së ardhmes për t’i siguruar njerëzimit ushqim të shëndetshëm, të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm.
Gjatë mbrëmjes – morën fjalën Ambasadori i Italisë Massimo Gaiani, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo Milano 2015, Manjola Gjoni, prezantoi aktivitetet që Shqipëria synon të organizojë gjatë gjashtë muajve me rastin e pjesëmarrjes në Expo 2015  dhe dorëzoi uniformën zyrtare të përfaqësimit të grupit të punës që do të jetë në Expo Milano.