Në datën 27 janar 2015 u mbajt në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, Konferenca e Hapjes së Thirrjes së Tretë të Programit të Konvertimit të Borxhit (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement) e cila në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme administrative si dhe reformës territoriale në Shqipëri, ju drejtohet vetëm Ministrive shqiptare.
Në Konferencë morën pjesë Ministri shqiptar i Financave Z. Shkëlqim Cani, Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë Shqiptare Z. Niko Peleshi.
Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori.
Në Konferencë u prezantua Thirrja e Tretë e IADSA-s për autoritet qendrore shqiptare pjesmarrëse si dhe për partnerët e shumtë të pranishëm. Në pjesën e dytë të Konferencës pjesmarrësit ju drejtuan pyetje sqaruese të dy bashkë-drejtorëve të TSU-së, Znj. Mariarita Capirci dhe Z. Ismail Ademi.
Në Thirrjen e Tretë janë të pranueshëm projektet që kanë të bëjnë me sektorin social të formuluar në linjë me prioritet e qeverisë shqiptare dhe me Programin Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim. Konferenca është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve publike shqiptare të nivelit qendror.
Konferenca ofroi një mundësi takimi midis autoriteteve publike shqiptare dhe partnerëve të mundshëm, OJF italiane dhe shqiptare, është e mundur ente lokale italiane dhe organizma ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.
IADSA përfshihet në Programin Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe synon te mbështesë iniciativat e zhvillimit social të propozuara nga autoritet publike shqiptare përkatëse. Janë të pranueshëm projektet e formuluar në linjë me prioritetet strategjike të identifikuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Qeverisë shqiptare, me strategjitë sektoriale dhe ato ndërsektoriale si dhe me Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë që kanë të bëjnë me aspektet dhe sektorët prioritarë të mëposhtëm: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, të mësuarit profesional dhe gjatë gjithë jetës (lifelong learning), shëndetësinë publike, përfshirjen sociale, gjenerimin e punësimit, zhvillimin e qëndrueshëm territorial dhe kohezionin social.
Projektet përzgjidhen përmes Thirrjeve për Propozime (Call for Proposals) të cilat publikohen në mënyrë periodike në faqen e internetit të IADSA-s (http://www.iadsa.info).
Në përgjijgje të dy Thirrjeve të para për periudhën 2013-2014, IADSA ka finacuar 25 projekte me një vlere totale prej 9 milionë Eurosh.