Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SHOQATAT ITALIANE AGEDO E CERTI DIRITTI MARRIN PJESE NE FESTIVALIN E DIVERSITETIT NE TIRANE

Shoqatat Agedo dhe Associazione Radicale Certi Diritti, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës, morën pjesë në Festivalin e Diversitetit, organizuar nga Ambasada Pink ne bashkepunim me Shtepinë e të Drejtave të Njeriut dhe Open Mind Spectrum Albania, që u mbajt në Tiranë nga data 12 deri më 17 maj 2014. 

Ditën e enjte, datë 15 maj, ora 19.00, Rita De Santis për shoqatën AGEDO dhe Yuri Guaiana për Shoqërinë Certi Diritti, paraqitën dokumentari “Dy herë prindër” (Due volte genitori), të regjisorit Claudio Cipelletti.  


“Dy herë prindër” është një udhëtim në gjashtë kapituj që nis nga “ajo ditë, ajo orë dhe ai çast” ku gjithçka ka ndryshuar dhe është momenti i rrëfimit të homoseksualitetit të djalit apo vajzës. Një rrugëtim i brendshëm që përshkon në fillim humbjen dhe fajin, më pas nevojën për të kuptuar, tërritorin e njohjes, indinjatës, seksit, dhe në fund të ballafaqimit, ekspozimit të vetes, ndryshimin. Për të mbërritur deri në rilindje. Është gjithashtu një udhëtim brenda mureve shtëpiake të familjeve italiane. Një udhëtim me tren ku një nënë përballet me paragjykimin dhe një udhëtim në dy aktivitete, Family Day dhe Gay Pride, në po atë shesh ku gjithçka ndryshoi.


Sipas regjisorit Claudio Cipelletti, «ekzistojnë disa aspekte universale që i përkasin marrëdhënieve njerëzore dhe kanë të bëjnë me lidhjen që çdokush ka me familjarët, prindërit, fëmijët, miqtë, partnerët. Këto janë marrëdhëniet dhe ndjenjat që jam munduar të paraqes, për t’u folur të gjithëve njerëzve, qofshin homoseksualë apo jo. Është një përqasje pa kufij gjeografikë, siç vërteton edhe prezantimi i dokumentarit jashtë Italisë, tashmë i përkthyer në tetë gjuhë. Uroj që të jetë një mundësi që të gjithë personat LGBTI të hapin zemrat e tyre, duke nisur pikërisht nga familja”. 


 


Agedo/Certi Diritti