Tiranë, 9 dhjetor 2013
Pallati i Kulturës, Salla ʺNënë Terezaʺ
Programi aktual i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshin një instrument inovativ financimi për vendin: Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA – Italian Albanian Debt for Development Swap Agreement), e cila ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet Publike Shqiptare. Në këtë kuadër, IADSA filloi aktivitetin e saj në vitin 2012 dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada Italiane në Tiranë, krijuan një Komitet Menaxhimi te përbashkët. IADSA financon projekte zhvillimi të mbeshtetura në prioritetet strategjike të identifikuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, në strategjitë sektoriale dhe ato ndërsektoriale, si dhe në Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë që kanë të bëjnë me aspektet prioritare të mëposhtme: arsimim dhe aftësim profesional, shëndetësi publike, përfshirje sociale e kategorive më të prekshme, gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nën një prespektivë afatgjatë duke kontribuar në krijimin e vendeve të lira të punës edhe në zonat rurale të vendit. Në Thirrjen e Parë për Propozime, Komiteti i Menaxhimit të IADSA aprovoi dhe financoi 13 Projekte në një total prej 4,5 milionë eurosh.
Ne Konferencën e Shtypit të mbajtur sot në Pallatin e Kulturës në Tiranë u shpall Thirrja e Dytë për Propozime (Call for Proposals). Në Konferencë, morën fjalën Zëvendëskryeministri i Qeverisë Shqiptare Z. Niko Peleshi, Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani dhe Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori.
Njëkohësisht me konferencën u projektuan edhe fotografi të cilat dokumentuan aktivitet në vijim dhe rezultatet e para të arritura nga13 projektet e financuara nga IADSA në Thirrjen e Parë për Propozime lançuar një vit më parë. Prezentë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve publike shqiptare qëndrore dhe lokale, të cilët kanë përfituar nga financimet e IADSA. Ata prezantuan arritjet në projektet e tyre, së bashku me përfaqësues të Partnerëve, OJQ-ve italiane, enteve lokale italiane dhe Organizmave Ndërkombetare të cilët operojnë prej kohësh në Shqipëri.
Thirrja e dytë për Propozime është e publikuar në faqen e internetit të IADSA-s (http://www.iadsa.info) dhe në të kanë të drejtë të konkurojnë të gjitha institucionet publike shqiptare. Për zbatimin e projekteve janë të pranueshme edhe bashkëpunime në formë partnership-i me OJQ shqiptare dhe italiane, me Rajonet dhe Entet Lokale italiane si dhe me Organizma Ndërkombëtare.