22-24 nentor 2013
Universiteti Zonja e Keshillit te Mire, Qendra e reabilitimit dhe mjeksise sportive.
Qendra e Reabilitimit dhe Mjeksise Sportive te Qendres Spitalore Universitare “Zonja e Keshillit te Mire” se bashku me Shkollen e Keshillimit dhe Psikoterapise te Romes “Soave sia il vento” kane organizuar nje seminar per edukimin dhe thellimin e njohurive mbi temen e marredhenieve mes fizioterapistit dhe pacientit dhe ne menyre te veçante mbi trajtimin psikoterapik te pacientit ne fizioterapi.
Nisma mesimore, e para ne llojin e saj ne Shqiperi per fizioterapistet, e organizuar nen kujdesin e Ambasades se Italise ne Tirane; Ambasadori Gaiani do te jete i pranishem ne hapjen e kursit.
Kursi eshte akredituar prane QKEV – Qedra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim, per profesionet e shendetesise ne Shqiperime me njohje te krediteve mesimore per pjesemarresit.
“Soave sia il vento” eshte nje ndermarrje me veprimtari ne sektorin e Mireqenies Psikofizike prej shume vitesh. Ekipi i saj eshte i perbere nga Mjeke, Psikoterapiste, Psikologe dhe Keshillues te cilet duke ndare nje pervoje terapie te perbashket, kane themeluar Shoqerine duke u nisur nga shkolla tre vjeçare e keshillimit.
Modeli teorik themelor shkon ne drejtim te psikodinamikes me fjale te tjera te venies ne levizje te ndjenjave te thella, pergjigja e vetme e mundshme per te gjitha veshtiresite e perditshme qe shpesh here erresojne pasurine krijuese te çdo qenie njerezore. Ekselenca e “Soave si il vento” eshte edhe lajtmotivi i saj: nderthurja mende-trup. Me perparesi ne kuptimin e dinamikave te thella qe gjenden nen çdo ngjarje apo sjellje.
Me te njejten menyre Ndermarrja perballet me çeshtjet e tjera te punes. Zhvillon veprimtari konsulence dhe edukimi per ndermarrjet dhe te punesuarit e tyre, duke thelluar komunikimin, administrimin e kohes dhe te punes; per institucionet shkollore, duke organizuar kurse dhe nderhyrje ne drejtim te mesuesve, prinderve dhe nxenesve; ne fushen e qendrave sportive, duke diskutuar edhe temen e te ushqyerit; neper farmaci dhe ne mejdiset mjeko-shendetesore, ku aspekti mjekesor dhe psikologjik i pacientit duhet te nderthuren.
Shkolla e fizioterapise italiane “Zonja e Keshillit te Mire”, e binjakezuar me universitetin “Tor Vergata” te Romes, i ka nisur kurset nente vjet me pare dhe fizioterapistet e diplomuar dhe te njohur ne nivel evropian, ushtrojne profesionin prej gjashte vjetesh. Paralelisht kane nisur edhe disa kurse te ngritura nga univeristete private shqiptare te cilat nuk njihen ne Evrope dhe ne disa raste as nga strukturat shteterore. Duhet nenvizuar mungesa e theksuar e kurseve te specializimit ne nivel me te larte per te cilat kurset e vetme jane ato jashte shtetit dhe mund te hyjne vetem te diplomuarit ne shkollen e “Zonjes se Keshillit te Mire”.
Deri me sot, ne Shqiperi, kompetencat dhe pavaresia e fizioterapistit njihen shume pak nga shumica: dhe deri para pak kohe, ishte me se e zakonshme ti drejtoheshe kesaj figure professionale per masazhe shplodhese, me fjale te tjera per probleme qe nuk kishin te benin me fizioterapine. Fizioterapistet ushtrojne profesionin e tyre kryesisht ne Kryeqytet ndersa ne pjesen tjeter te vendit fizioterapia eshte akoma shume pak e perhapur.
Permbajtja e diteve te seminarit
Ne Shqiperi fizioterapia, ne kuptimin e nje dege te vertete te mjeksise, ka filluar te zhvillohet vetem ne vitet e fundit; me pare figura e fizioterapistit ngaterrohej me ate te infermierit si edhe me ate te masazherit te thjeshte. Detyrat e ushtruara sot nga fisioterapisti ushroheshin nga infermieret apo edhe nga profesoret e edukimit fizik.
Nevoja qe del ne pah eshte ajo qe te pergatiten fizioterapiste te afte qe te kene nje perballje te plote dhe te nderthurur me pacientin, duke bere kujdes si ne aspektin psikologjik dhe ne ate te terapise. Eshte e nevojshme qe pacienti te shihet si njesi e perbere nga trup e mendje, per tu trajtuar me nje perballje me te plote.
Eshte e nevojshme qe te pergatiten fizioterapiste qe te ndihmojne pacientet te perballojne dhe te pranojne semundjen per te zhvilluar, nepermjet marredhenies se njesimit me te, energji te nevojshme per sherimin ose permiresimin e gjendjes se tyre.
Seminari perbehet nga tre dite punimesh, nga data 22 deri me 24 nentor, me 18 ore gjithsej ne te cilat me nderhyrje me karakter teorik do te nderthuren sesione pervjash qe perfshijne te gjithe pjesemarresit. Doktor Carlo Lazzerotti, drejtor i “Soave sia il vento” do te flase per
• “ Pervoja e fizioterapistit: dinamika qe qendrojne ne baze te nje maredhenie fisioterapie dhe veshtiresie marredhenie-ndjeshmeri te profesionistit”;
• “Marredhenia mes patologjise dhe psikologjise”;
• “Analiza dhe kuptimi i realitetit afektiv dhe familiar te pacientit”.
Doktoreshe Cecilia Biava, Drejtor i “Soave sia il vento” do te flase mbi
• “Instrumentat e keshillimit si pergjigje afektive dhe te efektshme per pacientin”
• “Te dish te jesh e te dish te besh: te Mire-Qenit Fizioterapist”.
Doktoreshe Isabella Petrone, fizioterapiste dhe keshilluese do te flaseduke u bazuar ne pervojen e saj specifike mbi
• Veshtrim i integruar i pacientit
Mesimi do te plotesohet nga sesione pervojash te udhehequra nga nje grup psikologesh keshillues te “Soave sia il vento” te cilet do te marrin pjese ne ditet e punimeve.