Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Të studiosh në Itali: Universitetet italiane në Tiranë për ju!

25-26 tetor 2013
Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Ndërkombëtare të Ministrisë italiane të Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit si dhe përfaqësuesit e më shumë se njëzet universiteteve italiane do të jenë në Tiranë në datat 25 dhe 26 tetor për edicionin e dytë të aktivitetit që lidhet me promovimin e sistemit akademik italian e që do të zhvillohet pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë (e premte, 25 tetor nga ora 10,30-18,30 dhe të shtunë 26 tetor nga ora 9,30-14,30).


Aktiviteti organizohet në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Accademia della Crusca, nën Kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës. Ky edicion i XIII i saj ka si temë: Kërkim, zbulim, risi. Italia e dijes .


Aktiviteti me temë Të studiosh në Itali është në edicionin e tij të dytë: Duke pasur parasysh suksesin e vitit të kaluar, Instituti Italian i Kulturës, me Mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë, ka vendosur të zgjasë kohën e këtij aktiviteti në dy ditë, për t’u dhënë të gjithë nxënësve shqiptarë mundësinë e kontakteve të drejtpërdrejta me universitete të ndryshme, përfaqësues të pothuajse të gjitha rajoneve të Italisë. Në fakt, përfaqësuesit e secilit universitet do të bëjnë një prezantim të shkurtër me qëllim që të hedhin dritë mbi specifikën dhe pikat e forta të ofertës së tyre didaktike. Gjithashtu ata do të jenë në dispozicion për takime individuale me studentët pranë stendave të vendosura enkas në Galerinë e Arteve në Tiranë.


Hapja për publikun është planifikuar për të premten, 25 tetor, në orën 10,30, me një paraqitje të sistemit akademik italian nga Prof. Vito Antonio Stigliani. Ky prezantim do të pasohet, nga ora 11 deri në orën 14, më pjesën e parë të prezantimeve të secilit universitet, sipas rendit të mëposhtëm: Universiteti i Macerata-s, Camerino-s, Universiteti i Pavarur Ndërkombëtar i Studimeve Sociale LUISS, Universiteti i Molise-s, i Pavias, i Bolonjës (Kampusi Forlì), Universiteti për të Huaj i Perugia-s, Universiteti i Studimeve Mesdhetare i Reggio Calabria-s, Universiteti i Palermos.


Pas përsëritjes së prezantimit të sistemit akademik italian nga Prof. Stigliani, do të mbahet, në orën 15, hapja zyrtare e këtij edicioni të dytë të Studiosh në Itali, me fjalimin e SH.T. Ambasadorit italian në Tiranë, Massimo Gaiani, Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Ndërkombëtare në Ministrinë italiane të Arsimit, Dr. Marcello Limina dhe të Ministres shqiptare të Arsimit, Dr. Lindita Nikolli. Aktiviteti do të vazhdojë me një ceremoni të shkurtër, gjatë së cilës PIA Petrolifera Italo-Shqiptare, Banka Intesa Sanpaolo Albania dhe Veneto Banka do të japin, për të tretin vit radhazi, katër bursa studimi për studentë të tjerë shqiptarë për studimet e tyre universitare në Itali.
Duke filluar nga ora 16, do të prezantohen Universitetet e Kalabrisë, Padovës dhe Universiteti Politeknik i Barit, publiku mund të vazhdojë vizitën e tij deri në orën 18.30.


Ekspozita do të rihapet të shtunën, 26 tetor, në orën 9,30 dhe studentët do të kenë mundësi të vizitojnë stendat e të gjitha universiteteve dhe të ndjekin prezantimin e Universitetit të Foggia-s, Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Sistemit të Arsimi të lartë në Friuli Venezia Giulia, Universitetit për të Huaj të Sienës, Shkollës së Lartë Universitare për Ndërmjetës Gjuhësorë CIELS, Universitetit G. D’ Annunzio i Chieti Pescara-s, Urbinos Carlo Bo, Perugia-s, Romës LUSPIO, Barit Aldo Moro, dhe së fundi, Universitetit të Pavarur të Bolzanos.


Studentët shqiptarë do të priten në hyrje, nga përgjegjës të Institutit Italian të Kulturës, Zyrës së Shkollave të Konsullatës Italiane në Tiranë, të Shoqatave Ipsia – Acli dhe Inas Cisl, shumë aktive në fushën e orientimit të studentëve shqiptarë në Itali, të APADI (Shoqata e Profesorëve Shqiptarë të italishtes) dhe të AS@N (Organizata e studentëve shqiptarë në botë).


Edhe pse të Studiosh në Itali u drejtohet më së shumti studentëve të cilë dëshirojnë të fillojnë ose të vazhdojnë studimet e tyre universitare në Itali, ky aktivitet do të jetë gjithashtu një mundësi takimi midis përgjegjësve të Universiteteve italiane dhe atyre shqiptare, Rektorët e cilëve janë ftuar të flasin, në mënyrë që të nxisin kontakte të reja ose të forcojnë ato ekzistueset, për shkëmbime të mundëshme studentore, si dhe për ngritjen e rrugëve të bashkëpunimit arsimor/formativ të përbashkët.


Theksohet, së fundi, prania e Rektorëve të Universitetit të Camerino-s, Kalabrisë, Palermos, Universitetit për të Huaj të Perugia-s dhe të Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë .