Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Eventi

  • Mars 2025-Gusht 2026Një Urë mbi Adriatik: një projekt binjakëzimi midis shkollave nëntëvjeçare shqipe në Seksionin Dygjuhësh dhe shkollave që ofrojnë kurse të gjuhës arbëreshe në Itali (Kalabri), me përfshirjen e Fondacionit të Komunitetit Arbëresh në Itali;
  • Janar–Maj 2025 Konkursi i krijimeve letrare “Itali-Shqipëri: një lidhje në rritje!”, i organizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Departamentin e Gjuhës Italiane në Universitetin e Tiranës;
  • Nëntor 2024–Shkurt 2025 – Projekti Illiria: “Kursi i Mësimdhënies së Italishtes si gjuhë e dytë L2, i synuar për provimin e certifikimit DITALS BASE.” Kursi i dhënë nga mësues të emëruar nga Universiteti për të Huajt i Siena-s me takime online dhe seminare të zhvilluara në prani, me pjesëmarrjen e mbi 300 mësuesve;
  • Nëntor 2024Java e Kuzhinës Italiane në Botë – punishte për përgatitjen e pastave dhe akulloreve për nxënësit e Seksionit Dygjuhësh, me pjesëmarrjen e ekspertëve të industrisë; Pjata italiane (pica, tarta, taralli, etj.) të përgatitura me ndihmën e mësuesve të Seksionit dhe të rishitura në shkollat e tyre dhe të ardhurat e nxjerra janë dhënë për bamirësi;
  • Tetor 2024Java e Gjuhës Italiane në Botë – Zecchino d’Oro në Shqipëri! Shfaqje në pesë qytete të vendit: Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Shfaqje këndimi kori në italisht nga afërsisht 1,000 fëmijë, me mbwshtetjen zyrtare të Korit Antoniano të Bolonjës dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë si pjesë e Memorandumit “Illiria”;
  • Shtator – Dhjetor 2024Projekti “Club Italiano: lingua e creatività – Klubi Italian: gjuha dhe krijimtaria”. Njohuri të thella në gjuhën italiane, konkretisht për fushën artistike, në një kontekst shumë krijues. Përfshirja e ekspertëve të jashtëm shqiptarë me lidhje me Italinë: një producent filmi, dy muzikantë dhe një artist vizual. Pjesëmarrës: afërsisht 550 nxënës nga shkolla me një Seksionin Dygjuhësh; prodhimi i një dokumentari video rreth projektit;
  • 19 tetor 2023Konferenca “Alessandro Manzoni dhe libri “Të fejuarit” në Shqipëri”, organizuar nga Instituti Italian i Kulturës si pjesë e Javës së Gjuhës;
  • 17 tetor 2023Konferenca “Leximi dhe Përkthimi i Calvino-s sot”, organizuar nga Instituti Italian i Kulturës me Ambasadën në kuadër të Javës së Gjuhës;
  • Mars-Shtator 2023Binjakëzimi midis Seksionit Dygjuhësh të Tiranës dhe Liceut Shkencor Mascheroni në Bergamo, mbështetur nga Ambasada. Shkëmbime vizitash me nisma të shumta kulturore.