Procedurat e hyrjes, qëndrimit dhe regjistrimit të studentëve në programet e studimit të arsimit të lartë i gjeni në faqen web të Ministero dell’Università e della Ricerca (MUR). Studentët e interesuar duhet të paraqisin kërkesë për regjistrim paraprak nëpërmjet portalit “Universitaly”, ku do të gjejnë çdo informacion të dobishëm mbi ofertat e Universiteteve dhe Institucioneve të arsimit të lartë artistik, muzikor dhe të kërcimit (AFAM) italiane dhe do të orientohen në përzgjedhjen e ciklit të studimeve. Portali është i ndarë në disa pjesë që paraqisin sistemin e arsimit të lartë në Itali, procedurat e regjistrimit në universitetet italiane dhe sygjerime të dobishme mbi jetën e përditshme dhe detyrimet fillestare akademike dhe ligjore. Shoqata Uni-Italia, OJF, mund të mbështesë, kundrejt kërkesës, studentët e huaj duke u ofruar atyre shërbime orientimi dhe asistence, edhe për sa i përket procedurës së regjistrimit paraprak në portalin Universitaly. Për këtë, ju lutem referojuni faqes web të Shoqatës dhe adresës e-mail info@uni-italia.it.
Pasi të jetë pranuar kërkesa e regjistrimit paraprak nga ana e Institucionit të Arsimit të Lartë të përzgjedhur, studentët do të mund të vijojnë me paraqitjen e kërkesës për vizë të tipit “D” për motive STUDIMI “regjistrim në universitet”.
Takimi për paraqitjen e kërkesës për vizë duhet të kërkohet vetëm nëpërmjet portalit Prenot@mi.
Ju kujtojmë se pranimi paraprak nga ana e universitetit nuk jep automatikisht të drejtën për pajisjen me vizë studimi.