Përkujtohet nesër, datë 8 gusht 2026, përvjetori i 70-të i tragjedisë së Marcinelle (Belgjikë) dhe kremtohet përvjetori i 25-të i Ditës së sakrificës së punëtorëve italianë në botë.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, z. Antonio Tajani, iu drejtua me një mesazh bashkëkombësve me banim jashtë Italisë, mesazh të cilin e gjeni këtu, për të kujtuar aksidentin tragjik gjatë të cilit, në vitin 1956, 262 minatorë, ndër të cilët 136 italianë, humbën jetën në minierën e Bois du Cazier.