Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mesazh ngushëllimi

Ambasada e Italisë në Tiranë u bashkohet mesazheve të ngushëllimit të shprehura nga Zoti President i Republikës, Sergio Mattarella, dhe nga qeveria e Italisë , për humbjen tragjike të katër pjesëtarëve të ushtrisë Italiane dhe të Njësisë Ushtarake Vullnetare të Kryqit të Kuq Italian, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror të ndodhur dje në Bosnjë-Hercegovinë, në kuadër të misionit EUFOR Althea.

Ambasadori dhe i gjithë personeli i Ambasadës shprehin ndjenjat e sinqerta të afërsisë me familjet e viktimave dhe me kolegët e tyre, si dhe u ndodhen pranë ushtarakëve të cilët mbetën të plagosur, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.