Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori

Marco Alberti – Ambasador i Italisë në Tiranë

Lindur në Bukavu (Zaire), më 25 maj 1972.

Diplomuar për drejtësi, pranë Universitetit të Bologna-s, më 16 korrik 1996.

Më datë 29 dhjetor 2000, në vijim të konkursit, ndërmerr karrierën diplomatike dhe emërohet Sekretar Legate në provë.

Prej datës 8 janar deri më datë 28 shtator 2001 ndjek kursin e formimit profesional pranë Institutit të Diplomacisë (pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Italianëve Jashtë Vendit dhe të Politikave të Emigracionit, Zyra IV si edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Vendeve të Amerikës, Zyra III). Konfirmohet në detyrë më datë 29 shtator 2001 dhe emërohet Sekretar Legate.

Më datë 1 tetor 2001 merr detyrën pranë Sekretarisë së posaçme të Nënsekretarit të Shtetit.

Më datë 28 korrik 2003 emërohet Sekretar i Dytë pranë Ambasadës së Italisë në Buenos Aires. Më datë 29 dhjetor 2004 konfirmohet, në të njëjtën seli, si Sekretar i Parë.

Më datë 28 shkurt 2008 emërohet Konsull pranë Konsullatës së Përgjithshme të Klasit të Parë në New York.

Më datë 2 korrik 2011 merr gradën Këshilltar Legate.

Më datë 1 gusht 2011 ngarkohet më detyrën e kreut të Zyrës I të Shërbimit të Shtypit dhe Telekomunikacionit institucional pranë Ministrisë për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Më datë 1 shtator 2012 emërohet përkohësisht, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm për Promovimin e Sistemit Vend, pranë ENEL.

Prej muajit nëntor 2012 deri në muajin maj 2013 ndjek kursin e specializmit, për gradën Këshilltar Legate, pranë Institutit Diplomatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve Njerëzore dhe Novacionit (parashikuar nga neni 51, paragrafi 1, gërma a) i Ligjit nr. 96 datë 4 qershor 2010.

Prej datës 11 maj 2015 ka shërbyer, pranë ENEL S.p.A., si Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Çështjeve Institucionale Ndërkombëtare.

Më datë 2 korrik 2016 merr gradën Këshilltar i Parë.

Më datë 12 korrik 2021 emërohet pranë zyrës së Drejtorit të Përgjithshem për Çështjet Politike dhe të Sigurisë.

Më datë 1 shtator 2021 emërohet Ambasador në Nur Sultan i akredituar, me kredencialet e Ambasadorit, edhe në Bishkek, Kirgistan (në dhjetor 2022 Ambasada rimerr emërtimin Astana).

Ambasador i Italisë në Tiranë prej datës 20 janar 2025.