Me date 8 mars, prane Ministrise se Financave, u mbajt ceremonia e nenshkrimit te Marreveshjes dypaleshe te “Programit te asistences se integruar per zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (NVM) shqiptare” – e firmosur nga Z/Kryeministri dhe Ministri e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes Edmond Haxhinasto dhe nga Ambasadori italian ne Tirane, Massimo Gaiani – dhe i Konventes financiare respektive – e firmosur nga Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Drejtori i Pergjithshem i Artigiancassa-s, Vincenzo Masciopinto.
“Programi i asistences se integruar per zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (NVM) shqiptare” i financuar nga Italia me nje kredi te bute prej 15 milione Euro-sh eshte faza e dyte e nje iniciative te nisur nga Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes dhe nga Kooperacioni italian qe ne vitin 2009.
Faza e pare e Programit, ende ne zhvillim e siper, ka bere te mundur krijimin e nje Linje Krediti prej 25 milione Euro-sh dhe te nje Fondi Garancie pre 2,5 milione Euro-sh, duke lehtesuar aksesin ne kredi te 79 NVM shqiptare dhe duke dhene hua prej rreth 17,6 milione Euro-sh.
Rifinancimi me 15 milione Euro te tjera e fuqizon Linjen e Kreditit me 11,5 milione, nga te cilat 3,5 u dedikohen projekteve te vogla dhe Fondin e Garancise me 2,5 milione Euro. Parashikohen gjithashtu 1,5 milione Euro per asistencen direkte nga NVM, dhomave te tregetise dhe shoqatave te kategorise shqiptare ne forme sherbimesh dhe lehtesirash.
Ne saje te iniciativave te tilla, qe kane per qellim zhvillimin e sektorit privat shqiptar, Italia do te vazhdoje te mbeshtese, nepermjet inovacionit teknologjik, rritjen e konkurrueshmerise dhe zhvillimin e qendrueshem dhe te perhapur te NVM shqiptare.