Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Itinerari i artit italian: E kaluara – E tashmja  – E ardhmja 

E premte 15 mars, ora 20: Giancarlo Norese Grand Show – Industry bar lounge
E shtunë 16 mars, ora 11: Hadrianopolis 2005 – 2010 – Biblioteka Instituti Italian i Kulturës
E hënë 18 mars – E Mërkurë 20 mars, ora 11: Seminar mbi Futurizmin – Universiteti i Arteve

Për muajin Mars Instituti Italian i Kulturës propozon një itinerar jo të zakontë kronologjik në brendësi të historisë së artit italian. Duke filluar nga bukuritë e qytetit të lashtë romak të Adrianopolit – i zbuluar nga gërmimet arkeologjike të Universitetit të Macerata-s – do të zhvendoset në shekullin XX, kur, i pari, futurizmi italian hetoi në shoqëri dhe shprehu në art ndryshimet përçarëse shoqërore, politike dhe kulturore të Evropës së re industriale. Biri i një të kaluare perandorake i ngritur në mit dhe, në të njëjtën kohë, i tentativës për t’u shkëputur dhe për t’u projektuar drejt lavdive të një të ardhmeje teknologjike e konsideruar pafundësi, njeriu i sotëm – “konsumatori” – shpërthen në një art hulumtues ndaj të përditshmes kontradiktore. Është pikërisht kjo tema qendrore e “mikroshfaqjes” propozuar nga Giancarlo Norese: me ezaurimin e mitit futurist, artisti i sotëm është artisti i dyshimit; është njeriu që ngreh me urgjencë temën e rikonceptimit të modelit tonë aktual të zhvillimit.


Ekspozita “Giancarlo Norese Grand Show” do të përurohet të premten 15 mars në orën 20 pranë Industry Concept Lounge Bar (ish MOMA, rruga Nikolla Tupe) në Tiranë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 prill.
Microgallery është një kub, një vitrinë, një hapësirë mendimi që u ofrohet artistëve. Ideja është ajo e një galerie në miniaturë, që nuk ka pretendime të mëdha por që pretendon ide të mëdha. Është kjo hapësira që do t’i besohet Giancarlo Norese-s dhe ekspozitës së tij, pasqyrim i një qëndrimi bashkëkohor që duhet të përballet me një botë gjithnjë e më të “konsumuar” që na shtyn të gjejmë forcën të rimendojmë modelin tonë të zhvillimit. “Atëherë, le të vendosim botën në kuti për të ndërtuar të ardhmen tonë.” Do të vijojë takimi me artistin Giancarlo Norese në orën 19 të Shtunën 16 Mars, gjithmonë pranë Industry bar – lounge. 
Giancarlo Norese (Novi Ligure, Itali, 1963) jeton në Milano. I diplomuar në Akademinë e Arteve të Brera-s, është një nga nismëtarët e Projektit Oreste (Bienalja e 48të e Venecias) si dhe editor i publikimeve të tij. Që nga mesi i viteve ’80 ka qënë bashkëpuntor në shumë projekte me pjesëmarrje, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me pasigurinë, metaforat e hapësirës publike, gabimet e peisazhit, estetikën e disfatës, bukurinë e vet-gjeneruar nga rasti. Si artist individual interesohet pas një modeli arti pa formë. Që prej 2004 është lektor i Komunikimit Vizual pranë Akademisë Carrara të Bergamo-s.


Të shtunën më 16 mars, në orën 11, Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës do të mirëpresë prezantimin e vëllimit Hadrianopolis II: Rezultate të kërkimeve archeologjike 2005-2010 përgatitur nga Roberto Perna dhe Dhimitër Çondi. Në 2005-ën Universiteti i Studimeve të Macerata-s dhe Instituti Arkeologjik në Tiranë nisën një bashkëpunim shkencor, të përforëcuar nga dy Protokolle bashkëpunimi të nënshkruara nga dy Institutet në vitet 2006 e 2009. Ky bashkëpunim u bë faktiv falë realizimit, sot nën drejtimin e R. Perna dhe të Dh. Çondi, të ekspeditave arkeologjike në qytetin romak të Hadrianopolisit (Sofratikë) dhe në të gjithë luginën e Drinos. Bëhet fjalë për një sit të pazakontë, pasi deri atëherë njihej vetëm Teatri, i zbuluar gjatë ekspeditave arkeologjike të kryera në fillimin e viteve ’80, dhe një pjesë e nekropolit, që i është nënshtruar hetimive ‘rastësore’. Sot, shtatë vjet nga fillimi i kërkimeve arkeologjike dhe në pritje të publikimeve të detajeve të hetimeve stratigrafike, puna që paraqitet këtu dëshiron të ofrojë një përmbledhje paraprake të të dhënave kryesore dhe të shumta të përftuara nga 2005 deri në 2010 me qëllimin për të kontribuar, edhe pse në kuadër të një edicioni pregatitor që do t’i nënshtrohet modifikimeve dhe analizave, në ndërtimin historik të territorit.


Studiuesi i artit bashkëkohor Marcello Francolini duke filluar nga e hëna 18 Mars do të mbajë një seminari tri ditor mbi Futurizmin për studentët e Arteve Pamore të Universitetit të Arteve në Tiranë. Sipas Marcello Francolini-t, Futurizmi është një lëvizje artistike revolucionare që ka destabilizuar bazat e pikturës, të skulpturës dhe të arkitekturës duke u ndërthurur me praktika të tjera të sferës shoqërore si arti i praktikuar, teatri, poezia, letërsia dhe duke krijuar kështu kuadro të rinj të ndërhyrjes artistike: dizajn, kinema, ambienti, moda, politika, kuzhina…. Në masën në të cilën eksperimentimi futurist ka ditur të propozojë një përmbledhje mes artit të së kaluarës dhe instancave të së tashmes, futurizmi mund të kuptohet si “origjina e bashkëkohores”. Duke synuar një përmbledhje analitike, Marcello Francolini do të propozojë një analizë të Futurizmit nëpërmjet tre parametrave: rindërtimi Futurist i Universit; aspekti lëvizës në Futurizëm; aspekti eksperimental në Art si vlerë që Futurizmi ia ka lënë trashëgimi pasardhësve. Në hipotezën për të bashkuar teorinë me praktikën gjatë seminarit do të propozohen momente laboratorike me përfshirjen aktive të të pranishmëve në “eksperimente futuriste” të vërteta. 
Marcello Francolini, lindur në Firence më 1984, specializohet në Histori dhe Kritikë Arti pranë Universitetit të Studimeve në Salerno. Në qendër të hulumtimeve të tij nuk është vetëm arti piktoresk dhe ai i skulpturës, por edhe arti i të shkruarit dhe teatri – që e praktikon prej më shumë se dhjetë vitesh në shoqërinë Teatër/Trillim/Realitet. Është diplomuar kohët e fundit si artist i mimikës në Napoli, në shkollën e Michele Monetta-s.


Aktivitetet e Institutit do të vijojnë me një retrospektivë kushtuar Federico Fellini-t me rastin e Njëzet Vjetorit të vdekjes së tij. Filmat e të martave të kinemasë italiane pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi do të rinisin më 19 mars me filmin Lo sceicco bianco; do të vijojë, më 26 mars, prezantimi i Le tentazioni del Dottor Antonio (nga Boccaccio ’70) dhe Toby Dammit (nga Tre passi nel delirio). Çdo film i përmbledhjes kinematografike do të prezantohet figura të shquara të botës së kinemasë shqiptare, si Piro Milkani, Ilir Butka, Agron Domi, Genc Përmeti, Faruk Basha, Elvis Hoxha …dhe të studentëve të Akademisë. Retrospektiva do të përmbyllet më 14 maj, kur do të jetë e ftuar Francesca Fellini, mbesë dhe trashëgimtare e regjisorit, për të prezantuar pranë sallës Nënë Tereza të Pallatit të Kulturës dokumentarin Ricordando Federico Fellini.