Questo sito utilizza cookies tecnici (necessari) e analitici.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Ekspozite fotografike Tirana Nudo

Zyra Shkollore e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve shkollore të Programit Iliria, ka organizuar në bashkëpunim me Liceun Artistik Jordan Misja një kurs fotografie prej 30 orësh për studentët e gjuhes italiane. Kursi i mbajtur nga fotografja Paola Favoino ka nisur prej datës 19 mars, duke oftruar parimet bazë të fotografisë së reportazhit, e konceptuar si instrument për të vrojtuar dhe analizuar realitetin. Në përfundim të punës përgatitore në klasë, nxënësit kanë punuar në mënyrë të pavarur mbi një temë të caktuar, me qëllimin për të treguar, përmes pamjeve fotografike, realitetin që i rrethon (qytetin, familjen, shkollën, mediat, ambientin, dallimet mes gjeneratave të ndryshme etj.). Ekspozita TIRANA NUDO është rezultat i këtij rrugëtimi dhe do të përurohet ditën e enjte, 23 maj, ora 18.00, pranë Institutit Italian të Kulturës (Pallati i Kulturës, kati II).  

Tirana Nudo