KUJDES: Ministria e Arsimit italiane e Universitetit dhe Kërkimit ka shpallur sot dekretin n. 449 të datës 12 qershor 2013, me të cilin vendos të shtyjë për në shtator testet e pranimit për Fakultetet me numër të mbyllur.
Si pasojë e këtij ndryshimi është vendosur të shtyhet edhe data për paraqitjen e kërkesave për para-regjistrim, për të gjitha degët universitare italiane deri më datë 5 korrik 2013. Afati për të paraqitur kërkesën e para-regjistrimit nuk është më data 21 qershor, siç ishte njoftuar më parë, por data 5 korrik 2013).
Studentët që nuk e kanë bërë ende regjistrimin online në testet e pranimit për Fakultetet me numër të mbyllur (kujtojmë se regjistrimi online është i detyrueshem për të paraqitur kërkesën e para-regjistrimit), mund ta bëjnë, gjithmonë në sitin www.univeritaly.it, prej datës 25 qershor 2013 (dhe mund të paraqesin faturën e regjistrimit në ditën e paraqitjes së kërkesës së para-regjistrimit).
KUJDES: të gjithë studentët që kanë bërë regjistrimin online në këto teste duhet detyrimisht të hyjnë përsëri në sitin Universitality për të konfirmuar regjistrimin në test dhe duhet t’i dërgojnë Zyrës së Studentëve të Ambasadës (me email, në adresën scuole.tirana@esteri.it) faturën e re të regjistrimit të lëshuar nga sistemi.