Permbyllen 16 vite pune intensive bashkepunimi ne sektorin e Mbrojtjes
Me date 26 korrik 2013 do te zhvillohet ne Rezidencen e Italise ne Tirane ceremonia e mbylljes se aktivitetit te Delegacionit Italian te Eksperteve ne Shqiperi (DIE) ne te cilen pritet qe te marrin pjese Autoritetet me te Larta shqiptare Ministri i Mbrojtjes Arben IMAMI dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise Maj. Gjen. Xhemal GJUNKSHI, ndersa per palen italiane do te jene te pranishem Ambasadori i Italise ne Shqiperi Massimo GAIANI dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Mbrojtjes Italiane Admiral Luigi BINELLI MANTELLI. Ceremonia perfaqeson aktin permbylles te gjashtembedhjeteve vite bashkepunimi dypalesh te gjithanshem midis Italise dhe Shqiperise ne sektorin e Mbrojtjes drejtuar nga nje Delegacion i posaçem i vendosur ne token shqiptare.
DIE u krijua me 26 gusht 1997 pas firmosjes se nje protokolli te posaçem ministerial dypalesh, si shprehje dhe pergjigje e Qeverise Italiane ndaj nevojave per mbeshtetje te Shqiperise dhe ne veçanti te Mbrojtjes se saj, ne gjendje te tejskajshme te veshtire si rrjedhoje e viteve te kaosit social shkaktuar nga renia e regjimit te ashper komunist ne vitin 1991.
Delegacioni, me organiken e tij ushtarake gjithearmeshe, mori detyren per te mbeshtetur Forcat e Armatosura (FA) shqiptare ne proçesin e pershtatjes te strukturave te saj me standartet perendimore dhe me modelin NATO, i gjithe sektori i Mbrojtjes, ne ate moment, ndodhej ne te vertete ne nje gjendje krize te thelle dhe kishte nevoje per nderhyrje te fuqishme ne sektorin organizues, infrastrukturor, stervitor dhe logjistik me pajisje ne mjete dhe materiale.
DIE si element nderlidhes i Mbrojtjes Italiane ne vendin tone, ka qene nje model konkret dhe efikas bashkepunimi midis Forcave te Armatosura te dy Vendeve duke i dhene jete nje forme bashkepunimit direkte e cila, nga asistence e mirefillte, u transformua gjate viteve ne nje organizem kryesisht formues dhe stervitor i cili perfshiu te gjitha Forcat e Armatosura, ne sektore te ndryshem, ne sherbime dhe ne kompetenca (sektori shendetesor, sherbimi meteorologjik ushtarak, kerkim shpetimi dhe antindotja detare, xhenio ushtarake, mbrojtja civile, duke lartpermendur vetem disa prej tyre), deri ne arritjen e nje marredhenieje aktuale normale te partnershipit.
Ky evolucion i marredhenies se bashkepunimit u konkretizua me permiresimin e te gjitha kapaciteteve te FA shqiptare, duke filluar nga ato formuese ne TRADOC (Komanda e Doktrines dhe Stervitjes), ku vihet ne pah krijimi i Regional Defence College, deri ne formulimin e ligjeve dhe rregulloreve qe disiplinojne aktivitetet dhe detyrat e Mbrojtjes, si edhe ato operacionale me pjesemarrjen aktive te ushtarakeve shqiptare ne misione te shumta te tipit Peace Support Operations (PSO), te cilat jane kurorezuar me inkuadrimin e nje kompanie ne Afganistan ne janari te 2008 deri me hyrjen e Shqiperise ne NATO ne 2009.
Perfundimi i misionit te DIE-s ne Vendin e Shqiponjave perben nje moment te progresit te rrugetimit drejt zhvillimit te Mbrojtjes Shqiptare ne NATO dhe gjithashtu te nje evoluimi pozitiv te marredhenieve dypaleshe italo – shqiptare. Objektivat e vendosura ne 1997 faktikisht jane realizuar dhe Forcat e Armatosura shqiptare tashme mund te veprojne me nje autonomi dhe kompetence ne zhvillimin e aktiviteteve te tyre pa patur me nevoje per mbeshtetjen direkte dhe te vazhdueshme te nje delegacioni italian gjithnje te pranishem ne Shqiperi.