Njoftojmë se, duke filluar nga data 19 korrik 2013, me hyrjen në fuqi të Rregullores BE n. 610/2013, që ndryshon Kodin e kufijve Schengen, qytetarët e huaj që duan të hyjnë në Hapësirën Schengen për një periudhë më të shkurtër se 90 ditë, duhet DETYRIMISHT të jenë të pajisur me një pasaporte biometrike të vlefshme për të paktën 3 muaj pas datës së daljes nga Vendet Schengen dhe që të jetë lëshuar jo më shumë se 10 vjet më parë.