Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Claudio Magris ne Shqiperi

Me rastin e botimit në gjuhën shqipe të librave të tij Microcosmi dhe L’infinito viaggiare, Claudio Magris do të vijë për herë të parë në Shqipërie në datat 5 dhe 6 dhjetor.
Tre takimet me publikun :
e enjte 5 dhjetor Profesori do të mbajë në orën 11 një lectio magistralis me titull “Dy shkrimet” në sallën Illiria të Universitetit të Tiranës, për studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja si dhe të Historisë dhe të Filologjisë.
Po të enjten, pasdite, në orën 18, është në program “e enjtja letrare e Institutit Italian të Kulturës me Claudio Magris” dhe do të prezantohen librat Microcosmi dhe L’infinito viaggiare të përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Aleph në sajë të kontributit të përkthimit të siguruar nga Ministria jonë e Punëve të Jashtme.
E premte 6 dhjetor Profesori do të jetë në Shkodër dhe do të takohet me studentë të Universitetit Luigj Gurakuqi, në orën 10, për temën “Në udhëtim: Me ose pa kthim”.

Profesor i letërsisë gjermane në Universitetin e Triestes, eseist, studiues i kulturës mitteleuropea, përkthyes, autor i tregimeve dhe pjesëve teatrale, Claudio Magris është një nga intelektualët më të njohur italianë, i njohur nga publiku kryesisht për veprat e tij Danubio ( 1986), Un altro mare ( 1991), Microcosmi ( 1997), L’infinito viaggiare ( 2005) [- parathënia e të cilit ka qenë objekt i analizës së tekstit të propozuar në provimet e maturës shtetërore në Itali.]