Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Seminar trainimi për mësuesit e gjuhës italiane të Programit Illiria me 25 janar 2014 në Pallatin e Kulturës salla Nënë Tereza.

Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Insitutit Italian të Kulturës dhe me mbështjetjen e shoqërisë Albacall, organizojnë me 25 janar, në Pallatin e Kulturës salla Nënë Tereza, Seminar trainimi për mësuesit e gjuhës italiane të Programit Illiria, program bashkëpunimi ndërmjet Ministrive të arsimit të të dy vendeve. Në veçanti, programi ka si objektiv  promovimin dhe fuqizimin e mësimdhënies së gjuhës italiane në sistemin para-universitar shqiptar.

Seminari është konceptuar si një moment reflektimi mbi zbatimin e praktikave të sukseshme didaktike në mbështetje të mësimdhënies dhe çmuarjes së gjuhës italiane. Tema kryesore që do të diskutohet do të jetë ajo e vlerësimit të kompetencave të gjuhës italiane sipas Kuadrit të Përbashkët Referues Europian.     


Punimet zyrtarisht do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit z.Plarent Ndreca, dhe nga Këshilltari i Parë i Ambasadës Italiane në Tiranë, Marcello Cavalcasselle, nga Drejtuesja e Zyrës së Shkollave znj. Monica Gozzini Turelli dhe znj. Tatjana Vuçani, specialiste e departamentit të arsimit universitar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.


Nëpërmjet pranisë së zëvëndës drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Studentëve pranë Miur në Romë, Antonio Tutolo, dhe të Drejtorit të Zyrës së Shkollave të Brescia-s Mario Maviglia, synohet të ndërtohet një urë bashkëpunimi, një kontakt fillestar i drejtpërdrejtë ndërmjet isntitucioneve të arsimit në mënyrë të tillë që të krijohet në të ardhmen, për studentët shqiptarë, mundësia e organizimit të periudhave në të cilat këto studentë të mund të studiojnë në shkollat italiane.
Do të ndërhyjë për çështje krejtësisht didaktike që kanë të bëjnë me vlerësimin prof. Patrizia Capoferri, pedagoge e didaktikës në Universitetin Catolica të Milano-s dhe referente e Zyrës Ndërkulturore të Brescia-s, ndërsa për aktivitetet laboratorike prof. Francesca Pizzamiglio, mësuese në Qëndrat Ndërkulturore.


Ky seminar përfiton nga bashkëpunimi i çmueshëm i Institutit Italian të Kulturës, i përfaqësuar nga Drejtoresha Fulvia Veneziani dhe i Apadi Shoqata e Profësorëve Shqiptar të Gjuhës Italiane. APADI shoqatë jofitimprurëse, është e përfshirë që nga viti 2011 në mësimdhënien e gjuhës italiane si gjuhë e huaj për të mbështetur promovimin e diversitetit gjuhësor. E pranishme në këtë seminar do të jetë dhe znj. Entela Maçka, kryetare e Shoqatës.


Mbështetja dhe përmirësimi i cilësive të mësimdhënies të mësuesve gjatë proçesit edukues dhe formues, është një objektiv që është ndjekur me këmbëngulje nga insitucionet e përfshira, që edhe këtë herë, nëpërmjet organizmit të këtij seminari, kanë treguar vullnet për të ofruar një trainim cilësor, të përshirë në një proces të gjërë të zhvillimit kulturor dhe formues.