Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përurimi i Konsullatës së nderit në Shkodër.

Ambasada e Italisë në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë se ditën e mërkurë, datë 26 shkurt, në orën 10.30, do të bëhet përurimi i Konsullatës së re të nderit në Shkodër, në praninë e Ambasadorit Massimo Gaiani, të përqësuesve të Qeverisë shqiptare, të Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës  Lorenc Luka, të Prefektit Paulin Radovani, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër Maxhid Cungu dhe të autoriteve kryesore qeveritare dhe fetare te juridiksionit të ri konsullor. 

Përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit (në rast se duan të sistemojnë aparaturat janë të lutur të vijnë para orës 10.00).


Qëllimi i Qeverisë italiane për të hapur një Konsullatë Nderi në qytetin e Shkodrës (që do të zëvendësojë Konsullatën e mëparshme,  mbyllur më 1 dhjetor të vitit të kaluar), ishte njoftuar në muajin tetor të vitit të kaluar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e atëhershme Emma Bonino, e cila, gjatë vizitës në Tiranë, siguroi palën shqiptare mbi vendosmërine dhe vullnetin e Italisë per t’u kujdesur, me vëmendjen e duhur, për marrëdhëniet tradicionale dhe të ngushta me zonën e Veriut të Shqipërisë.  
Juridiksioni i Konsullatës së nderit, që do të vendoset në godinën historike të Konsullatës (Pallati Italia, Rruga Don Bosko, Shkoder), do të shtrihet në të gjithë veriun e Vendit (Qarku Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës e Dibër).   


Konsullata e re e Nderit synon të bëhet një pikë referimi si për qytetarët italianë ashtu edhe për autoritetet dhe organizatat shqiptare dhe italiane të pranishme në veri të Shqipërisë, për të favorizuar dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin italo-shqiptar në fushën ekonomike, tregtare, sociale dhe kulturore. 


Gjatë ceremonisë do të bëhet prezantimi i Konsullit të Nderit, prof. Vito Antonio Stigliani, me shërbim në Shqipëri edhe më parë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë në cilësinë e drejtuesit shkollor dhe ndër vite i angazhuar në drejtimin e projekteve të shumta për promovimin e marrëdhënieve italo-shqiptare dhe të përhapjes së mësimdhënies së gjuhës italiane në Shqipëri. 


Pas ceremonisë, Konsulli i nderit Vito Antonio Stigliani do të prezantohet zyrtarisht nga Ambasadori i Italisë Massimo Gaiani në takime të veçanta me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe Prefektin e qytetit, Paulin Radovani.  Pas takimit me Kryetarin e Bashkisë Luka është parashikuar dhe një takim i shkurtër me shtypin.