Pasquale Gravina në Shqipëri
Pasquale Gravina, disa herë kampion bote i skuadrës kombëtare dhe kampion olimpik i kombëtares italiane të volejbollit,http://it.wikipedia.org/wiki/Pasquale_Gravina, do të jetë në Shqipëri nga data10-12 shkurt, për të marrë pjesë në një sërë eventesh të organizuara nga Tec Bosch,, http://www.bosch.it/tec/ Shkolla e Formimit Profesional e Menaxherial e grupit Bosch në Itali dhe nga Qeveria Shqiptare.
– Të martë, 11 shkurt ora 11:00 në ambientet e Universitetit të Sporteve në Tiranë (Rr. Muhamet Gjollesha), me prezencën e Kryeministrit të vendit z. Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit znj.Lindita Nikolla dhe të Rektorit të Universitetit Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli, Gravina do të mbajë një Lectio Magistralis mbi Sportin drejtuar studentëve.
– E mërkurë, 12 shkurt ora 18:00, në sallën Iliria të Hotelit Sheraton (Sheshi Italia, Tiranë), në praninë e Kryeministrit z.Edi Rama, Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z.Erion Veliaj, Ambasadorit italian në Shqipëri z.Massimo Gaiani dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë shqiptare, kampioni i Volejbollit do të trajtojë tema që, në karrierën e gjatë si profesionist dhe drejtues sporti, i ka zhvilluar për arritjen e objektivave ambiciozë dhe për menaxhimin e ekipeve shumëkulturore: Lidership dhe Bashkëpunim i ndërsjelltë.
Në eventin e organizuar në ndihmë të kompanive lokale, do të marrin pjesë edhe drejtues e menaxherë të kompanive më të rëndësishme italiane dhe shqiptare në Shqipëri. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit që Tec Boch dhe Ministria e Mirëqënies po zbatojnë në ngritjen e një strukture teknike-profesionale dhe menaxhimi, duke u bazuar në traditat më të mira të shoqerisë shumëkombëshe Bosch.
Do të ilustrohen edhe rrugët e mundshme të formimit teknik dhe menaxherial drejtuar ndërmarrjeve.