Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizita e Shtetit e Presidentit të Republikes Italiane Giorgio Napolitano në Shqipëri.

U mbyll më datë 5 mars 2014 vizita e Shtetit e Presidentit të Republikes Italiane Giorgio Napolitano në Republikën e Shqipërisë me takimin me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe me fjalimin e mbajtur në Parlamentin Shqiptar. Vizita nisi me takimin me Presidentin shqiptar Bujar Nishani, pas të cilit dy krerët e shteteve dhanë një deklaratë për shtyp.

Më pas, Presidenti Napolitano u prit nga Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Këshillit të Ministrave ndërsa më tej ishte i ftuar në një drekë në nder të tij, shtruar nga Presidenti Nishani.


Përpara rikthimit në Romë, Kreu i Shtetit takoi në selinë e Ambasadës komunitetin italian në Shqipëri.


Takimi i Presidentit  Napolitano me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dhe deklaratat për shtyp (marrë nga Presidenca e Republikës italiane). 


Fjala e Presidentit Napolitano në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (marrë nga Presidenca e Republikes italiane).