Me 14 prill 2014, nga ora 10.00 deri ne oren 12.00, prane Hotel Tirana International – Salla Teuta, ne prani te Zv. Kryeministrit Sh.T. Z. Niko Peleshi dhe te Ambasadorit italian ne Tirane Sh.T. Massimo Gaiani, do te mbahet konferenca e prezantimit te tre projekteve te financuara nga Kooperacioni italian me ane te OJF-ve italiane per vitin 2014.
Projektet e promovuara nga OJF-te italiane jane nje nga kanalet e financimit te Kooperacioni italian ne Shqiperi, te realizuara me partnere institucionale shqiptare dhe te shoqerise civile. Ne tre vitet e fundit angazhimi financiar italian nepermjet ketij kanali ka qene me se 19 milione Euro. Sot ne Shqiperi jane te pranishme me se 20 OJF italiane qe punojne ne shume sektore, mes te cileve ai shendetesor, i edukimit, i punesimit, i zhvillimit rural, duke promovuar perfshirjen e shtresave shoqerore te dizavantazhuara dhe permiresimin e kushteve te jeteses ne zona periferike te vendit.
Pas konkursit te zhvilluar per vitin 2013, Ministria e Puneve te Jashtme italiane – Drejtoria e Pergjithshme e Bashkepunimit per Zhvillim ka perzgjedhur 3 projekte qe i takojne Shqiperise, me aktivitete qe mbulojne gati gjithe territorin kombetar, per nje vlere te pergjithshme prej 4.194.499,42 €, dhe qe do te fillojne ne ditet ne vijim.
Ne menyre me te detajuar behet fjale per projektet e meposhtme:
1. “Edukim perfshires per femijet me nevoja per edukim te veçante ne Shqiperi”, i implementuar nga OJF Save The Children Itali dhe i financuar me nje kontribut prej 700.000 €, synon te promovoje nje edukim perfshires per femijet me aftesi te kufizuara, ne nivel kombetar dhe ka si partner institucional Ministrine e Arsimit dhe Sportit te Republikes se Shqiperise.
2. “Favorizimi i aksesit ne boten e punes dhe krijimi i ndermarrjes ne zonen jugore te Shqiperise”, i implementuar nga OJF ENGIM dhe i financuar me nje kontribut te DPBZH prej 494.499,42 €, synon te kontribuoje ne sektorin e formimit profesional dhe te krijimit te ndermarrjes ne zonat jugore te Shqiperise dhe ka si partnere institucionale Komunat e Fierit, Lushnjes, Patosit, Roskovecit, Qarkun e Fierit dhe Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise te Republikes se Shqiperise.
3. “Bukë, Kripë, Zemër – Udhqimi, tradita dhe kultura: procese te bashke-zhvillimit ne zonat e margjinalizuara te veriut dhe te jugut te Shqiperise”, i implementuar nga OJF-te VIS dhe CESVI dhe i financuar me nje kontribut prej 3.000.000 €, synon te promovoje territoret dhe te fuqizoje hallkat prodhuese ne zonat e Shkodres dhe te Gjirokastres. Projekti ka per partner institucional Komunen e Përmetit dhe Komunen e Shkrelit.
Per informacione te metejshme lutemi kontaktoni: