Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gjithçka mund te ndryshoje: Rruge te reja ne dobi te shendetit mendor ne Shqiperi

Me 17 qershor 2014, prane Ministrise se Shendetesise, u mbajt konfrenca permbyllese e projektit: “Mbrojtja e te drejtave te te semureve psiqike me forma kronike te semundjeve mendore. Aktivizimi i nje rrjeti nderhyrjesh dhe sherbimesh ne shtepi”, nje nisme e realizuar nga Komuniteti  Sant’Egidio – ACAP ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise shqiptare dhe Organizaten Boterore te Shendetit, e bashkefinancuar nga Kooperacioni Italian me nje kontribut prej rreth 517.000 Euro.

Konferencen e pershendeten Ministri i Shendetesise Sh.T. Ilir Beqaj, Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Sh.T. Erion Veliaj, Ambasadori italian ne Shqiperi, Sh.T. Massimo Gaiani dhe Imzot Arqipeshkev Vincenzo Paglia, Kryetar i Keshillit Papnor per Familjen.


Projekti, i cili ka nisur ne 2009 dhe ka perfunduar ne shkurt 2013, ka kontribuar ne procesin e pergjithshmem te reformes per de-institucionalizimin dhe perkujdesjen per semundjet mendore, aktualisht ne zhvillim e siper ne Shqiperi, duke permiresuar trajtimin e te semureve afatgjate me ane te riperfshirjes ne shoqeri e ne familje. Per kete qellim jane ndertuar dy shtepi per te strehuar pacientet, ne te cilat aktualisht banojne 16 persona qe me pare ishin te shtruar ne repartin psikiatrik, tashme jo aktiv, te Qendres Spitalore Universitare “Nene Teresa” ne Tirane. Strukturat e krijuara jane cilesuar si pararoje ne nivel nderkombetar dhe te mirenjohura si modele best practice nga Organizata Boterore e Shendetit.


Projekti ka realizuar gjithashtu edhe disa kurse specializimi per personelin e infermiereve dhe stafin qe menaxhon strukturat e reja, kurse te cilat jane te akredituara nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim dhe qe jane zhvilluar ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise shqiptare dhe Organizaten Boterore te Shendetit