Ministrja e Mbrojtjes Roberta Pinotti takoi në Tiranë Presidentin e Republikës Bujar Nishani, Zëvendës Kryeministrin Niko Peleshi dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
“Shqipëria është një vend me të cilin kemi shumë pikëpamje dhe interesa të përbashkët. Vizita ime këtu ka qëllimin të përforcojë marrëdhëniet me dy vendeve dhe t’i hapë rrugën bashkëpunimit të mëtejshëm për projekte të përbashkëta, në sektorët operativë dhe të stërvitjes, edhe në bazë të pranisë tonë të përbashkët në Aleancën Atlantike, dhe shpresojmë shpejt, në Bashkimin Evropian.”
Kështu është shprehur Ministra e Mbrojtjes e Italisë, Sen. Roberta Pinotti, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.
Bisedime të rëndësishme në klimë miqësorë, gjatë të cilave u theksua vullneti për të përforcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e Mbrojtjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë vizitës me homologen Mimi Kodheli, Ministrja Pinotti shprehu kënaqësinë për marrjen e statusit të vendit kandidat per anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Një etapë thelbësore në rrugëtimin drejt integrimit të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Në qendër të bisedimeve edhe mundësia e pjesëmarrjes së Shqipërisë jo vetëm si shtet vëzhgues por edhe si anëtar i Defence Cooperation Initiative, Nismë ku aktualisht bëjnë pjesë Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria e që ka si qëllim nisjen e projekteve të bashkëpunimit në kuadrin e Frameëork Nation Concept për zhvillimin e kapaciteteve në fushat e stabilizimit dhe rindërtimit.
Pinotti dhe Kodheli biseduan edhe mbi Maritime Situational Aëareness, që ka si qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën detare.
U bisedua gjithashtu për stërvitjet e Nato-s “Trident Juncture 2015”, Kosovë dhe Afganistan. Më pas, Ministrja takoi Zëvendës Kryeministrin Niko Peleshi dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Gjatë takimeve u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve mes dy Vendeve.