Rruga Egnatia ka qenë e njohur që nga shekulli i dytë p.e.s.: Polibio e njihte gjatësinë e saktë te rruges nga Durrësi ose Apollonia deri në Selanik (= miljet janë … dyqindegjashtedhjeteeshtate), afërsisht distanca në kilometra që eshte sot, midis Durrësit dhe Selanikut, nese pershkohen rruget paralele ose pothuajse moderne te Shqipërise, te Maqedonise dhe te Greqise.
“Rruga Egnatia” është rruga që kalon nga Epidami (Durres) ose Apollonia drejt lindjes, në Maqedoni […]”, shkruan Strabone.
Edhe pse është i njohur emri dhe emri i babait te ndertuesit – Cnaeus. Egnatius C. f. (I njohur, ky magjistrat romak per mbishkrimet e ruajtura në Muzeun Arkeologjik të Selanikut) – nuk dihet data në të cilën magjistrati ndërtues ka përfunduar vepren. Mendohet se Rruga Egnatia është ndërtuar pas themelimit të Provincës romake të Maqedonisë, ndërmjet 148 dhe 120 p.e.s., për të lehtësuar – si “rruge publike” -së pari lëvizjen e korrierëve te perandorise midis Romës dhe provincave te saj te Maqedonisë dhe te Azisë së Vogël.
Ashtu si të gjitha rrugët romake të njohura, edhe Via Egnatia kishte stationes apo mutationes, për pushim dhe shplodhjen e udhëtarëve, por edhe për nderrimin e kuajve, shpesh me objekte ujrash termale, të tilla si ato të Ad Quintum (sot: Bradashesh (Elbasan )), pranë të cilave ndodheshin pothuajse gjithmonë ndërtesa të veçanta, të ashtuquajturat mansiones, një lloj Motel i epokës moderne, për të nderprere udhëtimin lodhshem dhe të per te pushuar.
Jo aq shumë mallrat, te cilat mund te arrinin ne Provincat e reja më lehtë ne rrugë detare, se sa njerezit kanë qenë ata që kanë pershkruar këtë rruge lidhese, në këmbë ose me kalë. Ne mund, në fakt, të imagjinojme, me nje fare sigurie, se edhe nëpërmjet kësaj rruge është përhapur mesazhi i krishterë nga Lindja drejt Perëndimit: Shen Pauli ka mberritur, ne te vertete, në Romë ne rrugë detare, por ka të dhëna të besueshme, sipas te cilave, Apostulli ka perdorur Via Egnatia per te mberritur ne Iliri; mundet, në çdo rast, të supozojmë se të paktën Shën Ireneus dhe shokët e tij do të kene mberritur ne Lion duke pershkruar kete rruge.
Dhe nga kjo lind propozimi yne per projektin e ri kërkimor – “Mënyrat e besimit nëpërmjet Ilirise” – i cili, me ndihmën e segmentit te VI – të Tabula peutingeriana, do të na lejojë për të gjetur stationes dhe mutationes te te dy rrugëve romake: 1) Shkodra-Kotor-Dubrovnik-Trebinje dhe 2) Shkodra-Lezhë-Pukë-Prizren-Prishtinë-Nish, duke dokumentuar çdo gjë te vlefshme nga pikepamja kulturore qe ndodhet ne to.
Duke ndjekur udhëzimet e Tabula peutingeriana, segmenti VI-te, ne kemi dokumentuar, në fakt, me sukses, sa është edhe sot ende e dukshme përgjatë rrugës shqiptare te Via Egnatia. Konferenca e 14 Prillit, dokumenton me fotografi dhe tekste në italisht, gjermanisht dhe shqip, gjendjen aktuale te stationes dhe mutationes, së bashku me gjithshka te vlefshme nga pikepamja kulturore që ndodhet ne to.