ICE, ANCE dhe Ambasada Italiane organizojne nje mision sipermarres ne Tirane me pjesemarrjen e 124 ndermarrjeve
Jane 124 ndermarrje italiane, te ardhura nga plot 15 Rajone italiane, qe marrin pjese ne datat 13-14 maj ne Tirane ne misionin sipermarres “ITALIA ED ALBANIA– BUILDING TOGETHER”, e organizuar nga Agjencia ICE ne bashkepunim me ANCE – Shoqata Kombetare e Ndertuesve, me mbeshtetjen e Ambasades Italiane ne Tirane.
Paneli institucional, me perfaqesues te Qeverise shqiptare, do t’i ofroje pjesemarresve nje kuader te programeve dhe te mundesive ne sektorin e ndertimeve dhe te infrastrukturave ne Shqiperi. Me pas do do te organizohen takime b2b ndermjet ndermarrjeve italiane dhe shqiptare, qe do te pasohen nga mbledhje operative ndermjet ANCE (Shoqata Kombetare e Ndertuesve) dhe SHNSH (Shoqata e Ndertuesve Shqiptare), OICE (Organizata e Inxhinjerise dhe Konsulences Ekonomike) dhe SHOSHIK (Shoqata Shqiptare e Inxhinjereve Konsulente) per thellime teknike ne sektorin e infrastrukturave rrugore, aeroportuale e portuale, ne ndertim, real estate, restaurime, sektoret e hotelerise, spitale, energji dhe ambient.
Nisma merr nje rendesi te veçante pasi sektori i infrastruktures publike konsiderohet strategjik nga Qeveria shqiptare e cila ka vendosur nder objektivat e saj krijimin e nje infrastrukture rrugore te integruar ne planin kombetar, rajonal dhe europian; permiresimin e infrastruktures hekurudhore dhe integrimin e saj ne rrjetin rajonal dhe europian; permiresimin e cilesise se sherbimeve ne portet detare nepermjet rritjes se investimeve infrastrukturore. Sektore qe krijojne mundesi per te forcuar bashkepunimin ndermjet Italise dhe Shqiperise.
Seksioni istitucional do te hapet nga Ambasadori i Italise, SH.T. Massimo Gaiani. Do te pasojne fjalimet e Kryetarit te Delegacionit te ANCE Z. Gerardo Biancofiore, Ministrit te Plotfuqishem Massimo Rustico, Kryetari Zhvillimit te Biznesit Nderkombetar te ANCE dhe Drejtoreshes se Agjencise ICE Tirane, Znj. Gabriella Lombardi.
Do te marrin pjese perfaqesues te Qeverise dhe Institucione publike: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, SH.T. Arben Ahmetaj, Ministri i Energjise dhe i Industrise, SH.T. Damian Gjiknuri, Zevendesministri i Transportit dhe i Infrastruktures, SH.T. Ylli Manjani, Kryetari i Grupit Parlamentar per Mbeshtetjen e Investimeve Italiane, Z. Artan Gaci.
Seksioni teknik do te organizohet nen kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv te Agjencise per Zhvillimin e Investimeve Shqiptare (AIDA), Znj. Manjola Gjoni, dhe te Kryetarit te Shoqates se Ndertuesve Shqiptare, Ing. Luigj Aleksi.
Vemendja mbi sistemin bankar do te trajtohet nga Drejtori Ekzekutiv i Bankes Intesa SanPaolo Shqiperi, Z. Silvio Pedrazzi, dhe nga Drejtori i Pergjithshem i Veneto Banka, Z. Daniele Scavaortz.
Hapesira te metejshme do t’i kushtohen sistemit tatimor vendas si dhe sektorit energjitik qe do te prezantohet nga Ing. Giordano Gorini, Zevendeskryetar i Dhomes se Tregtise Italiane ne Shqiperi si dhe Kryetar i AREA – Shoqata e Energjive te Rinovueshme.
Seksioni do te mbyllet me prezantimin e aktiviteteve dhe te instrumentave te Bashkepunimit Italian, nen kujdesin e Drejtorit te Zyres se Bashkepunimit Italian, Z. Andrea Senatori dhe me kuadrin e asistences financiare te Bashkimit Europian, ne kujdesin e Perfaqesuesit te Drejtesise, Sigurise dhe Puneve te Brendshme te Delegacionit Europian ne Shqiperi, Z.Marcello Repici.
Ne takimet B2B me ndermarrjet italiane do te marrin pjese operatore shqiptare nga sektore te ndryshem qe jane objekt e nismes si dhe organizma te specializuar e shoqata sipermarrese te kategorise, te zgjedhura posaçerisht nga Zyra ICE Tirane e cila eshte marre me organizimin e te ftuarve ne bashkepunim me Ministrine e Energjise dhe Industrise, Ministrine e Transportit dhe te Infrastruktures, Agjencine Shqiptare per Zhvillimin e Investimeve (AIDA), Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), Shoqaten Biznes Albania, Dhomat e Tregtise, Shoqatat e Kategorise, Konfindustria si dhe me organizma te ndryshem sipermarres vendas.
Organizimi i “tryezave teknike” dhe “corner operativi” ka si qellim te promovoje bashkepunimin ndermjet sipermarrjeve te dy vendeve, edhe nen kendveshtrimin e nje partenarship-i publik-privat.
Te gjithe pjesemarresve do t’i shperndahet nje dosier me material informues dhe nje katalog te sipermarrjeve italiane.
Nisma eshte publikuar ne Web, ne disa faqe Internet, si ajo e Shoqates se Ndertuesve (http://acp.al/), e energjise (http://energjia.al), Shoqata e energjise (http://aea-al.org/), shoqata shqpitare e komunave (https://www.facebook.com/shoqataekomunaveteshqiperise?fref=nf)
Per informacione te metejshme: www.buildingtogethertirana.it
ICE Agenzia – Tirana
Rruga Ismail Qemali – Pallati Gener 2
10000 Tirana
E-mail: tirana@ice.it
Tel: (+355) 4 2251051 / 2251036