Shqipëria është bërë pjesë e Expo Milano 2015 brenda Cluster-it Bio-Mediterraneum. Ekspozita Botërore në Milano, përuruar më datë 1 maj 2015, do të fokusohet në temën “Të ushejmë Planetin. Energji për Jetën”, pra në sfidën e së ardhmes për t’i siguruar njerëzimit ushqim të shëndetshëm, të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm.
Gjatë mbrëmjes – morën fjalën Ambasadori i Italisë Massimo Gaiani, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo Milano 2015, Manjola Gjoni, prezantoi aktivitetet që Shqipëria synon të organizojë gjatë gjashtë muajve me rastin e pjesëmarrjes në Expo 2015 dhe dorëzoi uniformën zyrtare të përfaqësimit të grupit të punës që do të jetë në Expo Milano.