Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Presidenti Nishani dekoron me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Ambasadorin e Republikës Italiane, Massimo Gaiani

Në një ceremoni të veçantë solemne të mbajtur sot në Institucionin e  Presidentit të Republikës, në praninë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare,  Kreu i Shtetit Bujar Nishani, me rastin e largimit të Ambasadorit të Republikës Italiane, Massimo Gaiani e vlerësoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimin e suksesshëm të Partneritetit Strategjik mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane; për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit evropian të vendit tonë; për ndihmën efikase në avancimin e reformave kyçe, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi; si dhe për forcimin dhe pasurimin e mëtejshëm të shkëmbimeve kulturore mes dy popujve tanë”.

A


B