Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Nën-sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola viziton Shqipërinë.

Perfundon sot vizita dy ditore në Shqipëri e Nën-sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola.

Përfaqësuesi i Qeverisë italiane mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbi)


Mbledhja, në të cilën mori pjesë dhe Komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn, bëri të mundur që të analizohen disa nga projektet ndërlidhëse infrastrukturore dhe energjitike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor, që u prezantuan në kuadër të procesit të Berlinit. Takimi ishte gjithashtu i dobishëm për përgatitjen e samitit vjetor të vendeve anëtare të procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Paris më 4 korrik, dhe që në 2017 do të mbahet në Itali.


Me rastin e vizitës së tij, Nën-sekretari takoi Kryetarin e Parlamentit shqiptar z. Meta, Zv. Kryeministrin z. Peleshi, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Bushati dhe kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.


Takimet bënë të mundur vlerësimin e gjendjes së shkëlqyer të marrdhënieve dypalëshe mes dy vendeve si dhe konfirmimin e mbështetjes së vendosur e Italisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë.


U shpreh një vlerësim i vecantë për programin e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe të ripërtëritjes ekonomike, të ndërmarrë nga Qeveria Rama. Të gjithë aktorët kanë shprehur dëshirën për të konsoliduar bashkëpunimin ekonomik, në vecanti në sektorët e bujqësisë dhe turizmit.


Gjatë vizitës në Shqipëri, Nën-sekretari Amendola zhvilloi takime dypalëshe me Ministrin e Punëve te Jashtme të Maqedonisë, Ministrin e Punëve te Jashtme të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe me Nën-sekretarin për punët e jashtme të Serbisë. Me tre përfaqësuesit qeveritarë është folur mbi disa aspekte të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal. Nga pala italiane është konfirmuar mbështetja për rrugëtimet respektive të afrimit me Bashkimin Europian.


Në të gjithë takimet një vëmendje e vecantë i është kushtuar cështjeve të refugjatëve dhe të së ashtuquajturës rrugë ballkanike.


Nën-sekretari Amendola, në përfundim të vizitës së tij, zhvilloi një vizitë pranë kontigjentit të Guardia di Finanza të dislokuar në Durrës, që operon në Shqipëri që nga viti 1997 duke ofruar ndihmë, konsulencë dhe stërvitje për forcat e policisë të kufirit detar shqiptar.


Albania