Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ambasadori Marco Alberti zhvillon takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Kryetarin e Komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

1

Ambasadori Marco Alberti zhvilloi takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Kryetarin e Komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në fokus të takimeve, agjenda ndërkombëtare, bashkëpunimi dypalësh dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Ndër çështjet e shumta të diskutuara, edhe kriza globale, rrugëtimi i përbashkët dhe zhvillimi i një diplomacie parlamentare të aftë të pasurojë atë qeveritare.
Ambasadori Alberti rinovoi angazhimin e Italisë në shkëmbimet, me Shqipërinë, të njohurive dhe përvojave edhe përsa u përket çështjeve të rëndësishme sikurse diplomacia ekonomike dhe kulturore, proceset arsimore, digjitalizimi dhe modelet e reformimit të Ministrisë së Jashtme.