Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dita e Bashkimit Kombëtar dhe Dita e Forcave të Armatosura

Giornata Forze Armate_1

Me rastin e Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe Ditës së Forcave të Armatosura, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë u zhvillua ceremonia tradicionale e ngritjes së flamurit dhe vendosjes së një kurore pranë monumentit të të rënëve. Ceremonia u mbajt në prani të Ambasadorit Marco Alberti, shoqëruar nga Atasheu Ushtarak, Kolonel Davide Luigi Valente, si edhe të personelit të selisë diplomatike.