Ambasada e Italisë përgëzon Parlamentin shqiptar për miratimin konsensual të ligjit kushtetues të reformimit të sistemit gjyqësor. Pas këtij rezultati të jashtëzakonshëm hapet faza jo më pak delikate e zbatimit të reformës në drejtësi. Me kontributin e të gjitha forcave politike Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë të mëtejshme, për t’iu përgjigjur aspiratave të qytetarëve shqiptarë për integrimin në Bashkimin Evropian. Punë të mbarë!