Nga data 18 tetor 2016, automjetet në pronësi të personave me vendbanim të përhershëm në Shqipëri që hyjnë përkohësisht në territorin Italian nga Republika e Shqipërisë janë të përjashtuara nga pagesa e “taksës fikse”! Hyn në fuqi Dekreti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i datës 03.10.2016.
Ambasada e Italisë në Shqipëri shpreh kënaqësi të veçantë për miratimin e këtij vendimi, të cilin e kemi ndjekur me shumë vëmendje sepse do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të lirë të mallrave, duke bërë të mundur një rritje të mëtejshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet Italisë e Shqipërisë.