Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përfundon misioni në Shqipëri i Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme, Vincenzo Amendola

Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme Vincenzo Amendola Amendola përfundoi sot misionin e tij në Tiranë, ku dje kryesoi takimin e Ambasadorëve italianë të akredituar në vendet adriatiko-ballkanike, aktivitet përgatitor i Samitit që Presidenca italiane e Procesit të Berlin do të presë në Trieste më 12 korrik 2017. Gjatë ditës së sotme, zv. Ministri Amendola pati takime me krerët e shtetit shqiptar. Në veçanti, zv. Ministri u prit nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, nga Kryeministri Edi Rama dhe nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Bisedimet u fokusuan në rrugëtimin drejt integrimit europian të Tiranës dhe angazhimin e vendit në procesin e reformave.
“Ndër vite, Shqipëria ka bërë përpjekje konkrete dhe shumë domethënëse në zbatimin e politikave dhe reformave ekonomike efikase, duke pasur si qëllimin kryesor përparimin në rrugën e integrimit europian, që ka mbështetjen tonë të sigurt dhe të vazhdueshme ” tha Amendola. “Kështu, Italia do të vazhdojë të mbështesë me bindje të plotë aspiratat europiane të Tiranës. BE-ja nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin dhe Shqipëria ka një rol thelbësor në këtë fushë”, shtoi zv. Ministri.

Takimet institucionale shërbyen gjithashtu si një mundësi për t’u njohur me këndvështrimet dhe pritshmëritë e palës shqiptare në lidhje me Samitin e Triestes në muajin korrik. Amendola theksoi se “Shqipëria është një aktor kryesor në Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “në vitet e fundit, vendi ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në promovimin e dialogut në Rajon dhe në përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike. Është e nevojshme që Shqipëria të vazhdojë të ushtrojë një rol stabilizues për të gjithë rajonin, që aktualisht po përshkohet nga tensione të reja, duke konfirmuar rolin e saj si një promotore e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, edhe në funksion të Samitit të Triestes”.

113

amendola bushati 1

 

amendola rama